Home / Kryesoret / Buxheti:Ramadani dhe Besimi me shifra konkret

Buxheti:Ramadani dhe Besimi me shifra konkret

Shkurtimi i buxhetit për Spitalit Klinik të Tetovës nga  Fondi Shëndetësor ka vazhduar me përplasje mes  Drejtorit të Spitalit dhe drejtorit të Fondit Shëndetosër duke treguar edhe shifrat e harxhimeve. Pas deklaratës së djeshme të drejtorit të fondit Orhan Ramadani, se Spitali I Tetovës ka në dispozicion 27 milion denarë të paharxhuara nga vjet, Florin Besimi drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës thotë se 27 milonë denarët janë harxhuar për Barna dhe tretjet, materiale sanitare, Reagensa Laboratorike, Mjete Teknike, Thjerrza dhe për pejntë kirurgjikal të cilët arrijnë shumën 27 milionë e170 mijë denarë, njofton Tv Koha.

Këto Akuza i ka hedhur poshtë Florin Besimi drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës duke treguar se 27 milonë denarët janë harxhuar për Barna dhe tretjet, materiale sanitare, Reagensa Laboratorike, Mjete Teknike, Thjerrza dhe për pejntë kirurgjikal të cilët arrijnë shumën 27 milionë 170 mijë denarë.

Perpos vështirsive qe u ballafaqua  Spitali me Këshillin për dhënjen e pelqimeve pranë Byrose për furnizime publike (të cilata janë botërisht të njohura) nga 01.09.2015 e deri në fund tëe vitit, arriti të publikojë tendera në vlerë prej 46.000.000,00 denarë që nënkupton  se pagesa e obligimeve në bazë të këtyre tenderave janë në procedurë te thesari për realizimin  e tyre në fillim të  vitit 2016 po për llogari te vitit 2015. Këto mjete për të cilat akuzohemi u perkasin këtyre e funznizimeve, ashtu që me përgjegjësi të madhe njoftojmëe se ato janë menaxhuar sipas planit vjetorë” theksoi Florin Besimi duke paraqitur edhe tabelën e harxhimeve për 27 milionë denarët.

Ndërkohë në një reagim me shkrim deri te Tv Koha, drejtori I Fondit të Sigurimit Shëndëstorë Orhan Ramadani, tha se 34 përqind e buxhetit të përgjithshëm të Fondit për Sigurim Shëndetësor iu ndahet insituticioneve shëndetësore që menaxhohen nga kuadroshqiptarë.Sa i përket qytetit të Tetovës, në të dy Institucionet shëndetësorë në Tetovë (Spitali Klinik dhe Shtëpia e shëndetit), Fondi shëndetësor në vitin 2015 Spitalit Klinik të Tetovës i ka ndarë buxhet prej 430.800.000 Denarë ose 7 milion Euro, ndërsa Shtëpia e shëndetit ka operaur me buxhet prej 92.000.000 Denarë ose 1.5 milion Euro. Në vitin 2016 Spitalit Klinik të Tetovës i janë ndarë 460.700.000 Denarë ose 7.5 milion Euro, ndërsa Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë i ndahen 95.400.000 Denarë ose 1.55 milion Euro. Gjithsej dy institucionet shëndetësore të Tetovës do të menaxhojnë me 556.100.000 Denarë ose 9 milion Euro, ku paraqitet rritje prej 550 mijë Euro nga viti 2015 (500 mijë Euro më shumë për Spitalin Klinik dhe 50 mijë Euro më shumë për Shtëpinë e Shëndetit)”, thotë në reagimin me shkrim drejtori Ramadani. Drejtori i Fondit për Siguim Shëndetësor, Orhan Ramadani, thekson se ngelen ende punë për tu bërë në Shëndetësinë publike, dhe i siguron qytetarët e Maqedonisë se trendi i rritjes së mbështetjes për instituiconet Shëndetësorë të Maqedonisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.Ndryshe nga FSSH-ja ku nga nga rreth 100 milion denarë të planifikuara për funksionimin normal të spitalit, të njëjtit i janë ndarë vetëm 30 milionë denarë. Buxheti që i është ndarë Spitalit Klinik të Tetovës është diku shtat për qind nga buxheti aktual që ka.Nëse bëhet krahasim mes Spitalit të Manastirit dhe Spitalit Tetovës  ku atij të Manastirit me 97 mijë banorë  të siguruar janë ndarë 9.5 milionë euro ndërasa të Tetovës me 155 mijë banorë të siguruar 6.9 milionë euro.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *