Home / Showbiz / Çiljeta akuzon Jennifer Lopezin për kopjim

Çiljeta akuzon Jennifer Lopezin për kopjim

Pasi u përfol për operacionet plastike, të cilat vetë këngëtarja i mohoi, Çiljeta po akuzohet për jo origjinalitet.

Kënga e saj e fundit ku i këndon të pasmeve u cilësua si kopjim nga Jennifer Lopez, transmeton Telegrafi.

Por Çili e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se ishte ajo e para dhe ekskluziviteti i përket asaj e jo JLo-s.

“Mund të hapësh YouTube dhe të kërkosh një këngë timen 11 vjet më parë të titulluar “Dridhe” dhe do ta kuptosh mjaft qartë që nuk jam edhe aq e panjohur me këtë fjalë. U kam kënduar të pasmeve edhe më parë dhe “Booty” nuk është ekskluzivitet i Jennifer Lopez”, është shprehur Çiljeta për Palomën.

Ndryshe pas dy bashkëpunimeve këngëtarja ka paralajmëruar se do të vijë me një projekt solo, për të cilin ka nisur të punojë.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *