Home / Kryesoret / Dehari dhe Lika po presin që Ahmeti ta reformojë partin

Dehari dhe Lika po presin që Ahmeti ta reformojë partin

Edhe pse të pakënaqur, kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari dhe sekretari organizativ i BDI-së, Hazbi Lika po vazhdojnë të qëndrojnë në radhët e kësaj partie. Ata nuk u larguan edhe pasi që disa nga shokët e tyre me qëndrime të njejta formuan subjektin e ri politik “Uniteti”.

Burime pranë BDI theksojnë se Dehari dhe Lika po vazhdojnë të qëndrojnë në BDI dhe gjithçka tjetër është spekulative. “Ata janë pjesë e BDI dhe nuk mund të themi asgjë për të spekuluar”, theksuan për INA nga kjo parti.

Por siç mësohet dy të rebeluarit përbrenda subjektit kanë marrë premtime se do të ndodhë reformimi i brendshëm dhe do të pësojnë ndryshime masive brenda kësaj partie, që do të pasojnë me largimin e gardës së vjetër duke nisur nga Musa Xhaferri, Rafis Aliti, Ramis Merko, Sadulla Duraku, etj.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti së fundi i është shmangur komenteve për vlimet e brendshme në BDI

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *