Home / Kryesoret / Deponimi i dorëheqjes së Gruevskit, zgjedhjet mund të shtyhen deri 2018

Deponimi i dorëheqjes së Gruevskit, zgjedhjet mund të shtyhen deri 2018

Kryeministri Nikolla Gruevski sipas informacioneve të fundit ka deponuar dorëheqjen e tij në qeveri dhe e gjithë kjo sipas rekomandimeve të SHBA-ve pas takimit në Uashington me nënpresidentin Joe Biden.

Dorëheqja pritet që të zyrtarizohet të shtunën në orët e mëngjesit me çka do të bëhet i ditur edhe personi që do të zëvendësojë atë në postin e kryeministrit.

Edhe kryetari i BDI-së në një emision televiziv kishte deklaruar se Gruevski do të largohet para datës 15 janar.

Jozyrtarisht mësohet se dorheqja është bërë edhe me marrëveshje me partnerin e koalicionit shqiptarë ku është folur për një mundësi që zgjedhjet të mbahen të rregullta edhe ate në vitin 2018.

Edhe eurodeputet dje theksuan se këtë javë dë të mësohet sakt data e zgjedhjeve ku kishte pak shpresë që zgjedhjet të mbahen me 24 prill për shkak të mos respektimit të marrëveshjes së Përzhinos.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *