Home / Kryesoret / Deputetët harxhuan 7.4 milion euro për udhëtime

Deputetët harxhuan 7.4 milion euro për udhëtime

Sipas numrave deri te të cilët ka ardhur SCOOP-Maqedonia, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka dhënë 7.4 milionë euro për shpenzimet e udhëtimit për shfrytëzimin e automjetit personal për qëllime zyrtare të deputetëve në 10 vitet e fundit. Me këto para mund të ndërtoheshin 5 shkolla të reja me një kapacitet prej 2.600 fëmijëve dhe 30 kopshte fëmijësh me kapacitet për t’u kujdesur rreth 3.000 fëmijësh.

Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë nga njësia zgjedhore Azia dhe Australia, Vasko Naumovski, është pothuajse i panjohur për opinionin vendas. Rrallë paraqitet për fjalim në foltore, për replikë apo për të parashtruar një pyetje parlamentare. Por, nëse gjykohet sipas shumave të cilat i ka marrë për të udhëtuar nëpër vendin, padyshim se ai është më aktiv në terren sesa në karrigen parlamentare.

Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedonia, duke përdorur Ligjin për qasje të lirë deri në informatat me karakter publik, ka siguruar të dhëna të cilat tregojnë se Naumovski ka arritur të marrë një shumë të pabesueshme prej 971.474 denarësh, apo 15.800 eurosh nga arka e Kuvendit nga tetori 2014 deri në tetor 2015 për shfrytëzimin e makinës personale për qëllime zyrtare në Maqedoni.

Listën e deputetëve që kanë marrë më shumë para për shpenzimet e udhëtimit për shfrytëzimin e automjetit personal për qëllime zyrtare, krahas Cuklevit e udhëheqin edhe Kërsto Mukoski, Romeo Trenov, Sasho Vasilevski, Silvana Boneva, Momçillo Avramovski, Ljiljana Zlaturoska dhe Ramiz Merko.

Nënkryetari i Kuvendit të RM-së nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski vitin e kaluar nuk ka marrë asnjë denar për shfrytëzimin e automjetit personal për qëllime zyrtare. Më parë ai ka marrë rreth 7.000 eurosh në këtë bazë, edhe pse sipas ligjit i takon një automjet zyrtar dhe një shofer zyrtar.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *