Home / Kryesoret / Dimitriev: Me komunikim intensiv do të krijohen kushte për zgjedhje më 24 prill

Dimitriev: Me komunikim intensiv do të krijohen kushte për zgjedhje më 24 prill

Kryeminstri Emil Dimitriev ka takuar anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të diskutuar Pastrimin e Listës zgjedhore. Dimitriev tha se nëpërmjet një komunikimi intensiv midis Qeverisë dhe KSHZ-së, do të krijohen kushtet që zgjedhjet të realizohen më 24 prill. Takime të tilla sipas tij janë të dobishme sepse ndihmojnë KSHZ-në që të arrijë në një zgjedhje sa më efikase. Dimitriev tha se qeveria ka të drejtë të jetë në kontakt me institucionet përgjegjëse të cilat duhet të sigurojnë zgjedhje korrekte dhe demokratike.

“Vetë natyra e problemeve nuk është e tillë që nuk mund të zgjidhen. Unë besoj në kapacitetin e bashkëpunëtorëve të mi dhe e di se edhe ju jeni në linjë për të bërë maksimumin që zgjedhjet të organizohen në mënyrë të drejtë dhe demokratike. Jam i mendimit që të gjitha aktivitetet për të cilat mund të ndihmojmë si qeveri, t’i hedhim në letër si një dokument që mund të konsiderohet si një parapikë e parë e çdo seance në qeveri”, Emil Dimitriev, Kryeministër teknik.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *