Home / Kryesoret / Dimovski me akuza ndaj Van Hojtit

Dimovski me akuza ndaj Van Hojtit

Partitë pjesë e dialogut për dalje nga kriza politike do të tentojnë deri të martën përmes konsultimeve mes tyre të vendosin nëse do ta përmbyllin çështjen e reformave në media dhe atë të listës zgjedhore. Përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së në bisedime, Ilija Dimovski akuzoi ndërmjetësin Piter Vanhojte se po propozon zgjidhje eksperimentale që mund të jenë në dëm të Maqedonisë dhe i njëjti nuk ka pranuar asnjë propozim të VMRO-së edhe pse të njëjtat nga kjo parti i quajnë kopje të ligjeve evropiane.

“Vanhojte të shkoj në Bruksel dhe të tregojë se pse për të është i papranueshëm qëndrimi i VMRO-së, të kopjojë dhe të sjell çfarëdo ligji që ka ndonjë shtet i BE-së. Mendoj se eksperimente nuk do të mund të ketë pasi që Maqedonia është në një fazë të ndjeshme. Ne gjatë gjithë procesit kemi dhënë një numër të propozimeve se si të përmirësohet sektori mediatik që nënkupton gazetarët të mbrohen nëse janë të kanosur, të respektohen standardet më të larta të këshillit të Evropës dhe dua të them se mbetemi konstruktiv në dialog, kurse se a do të arrihet marrëveshjes ose jo, varet nga të gjitha partitë, ne mbesim konstruktiv”, tha Ilija Dimovski, VMRO DPMNE.

Dimovski gjithashtu akuzoi se LSDM po taktizon me kërkesën e fundit, duke thënë se kjo parti që nga fillimi nuk ka pas vërejtje për listën zgjedhore, por se qëllim I tyre ka qenë kontrollimi I mediave.

Por, kreu i opozitës, Zoran Zaev në një tubim partiak në komunat e Haraçinës dhe Gazi Babës ka thënë se pa ndryshime përmbajtjesore në sferën e mediave, nuk mund të pritet mbulim profesional dhe i pavarur i procesit zgjedhor. Ai përmendi kërkesat për ndryshime në transmetuesin publik dhe këshillin e medias ku sipas tij duhet të vendosen profesionistë të vërtetë.

“Kur nuk do të ketë përfaqësim adekuat në media, kur do të shkelen standardet profesionale do të ketë dënime; psh ndalim për reklamim në afat prej tre ditëve, apo tre ditë të shkyçet nga transmetimi. Trajçevski dhe këshilli duhet të ndërrohen , kërkojmë ndryshime edhe në RTVM. Jo që të vinë njerëzit tanë por ekspertë, njerëz të pavarur, ashti siç zgjodhën edhe në KSHZ në pajtim me të gjitha palët dhe me votimin e 2/3 të Kuvend. Ne nuk e hapëm gjithë këtë proces që në fund të ketë masakër zgjedhor, apo vjedhje të re zgjedhore. Do të qëndrojmë deri në fund dhe nuk do të heqim dorë për asnjë gramë nga e gjithë kjo. Ambientit në shtet tërësisht po ndryshon”, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *