Home / Kryesoret / Dimri polar në maqedoni, nesër në mëngjes temperatura zbret deri në -17 gradë

Dimri polar në maqedoni, nesër në mëngjes temperatura zbret deri në -17 gradë

Temperaturat jashtëzakonisht të ulëta që kanë përfshirë Maqedoninë dhe do të jenë të pranishme këto tri ditë paraqesin kërcënim për shëndetin e personave me sëmundje kronike të cilët kanë probleme të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare, shpjegojnë mjekët. Ata tërheqin vërejtjen që këto persona rregullisht të marrin terapinë e duhur, mos të dilet jashtë pa nevojë, dhe kur ta kenë patjetër, të dalin mirë të përgatitur.

“Nëse dalin, duhet të bëjnë një para përgatitje , pra mos të dalin menjëherë nga një dhomë e ngrohtë në temperatura të ulëta, apo nëse dalin patjetër të mbajnë një shall për ta mbuluar gojën dhe hundën, me qëllim ta thithin ajrin e tyre të nxehtë dhe të veshin dorashka për shkak të ndryshimeve në qarkullim”, tha Vasilaki Karameshev, Ndihma e shpejtë.

Mjekët rekomandojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të ushqehen me masë dhe të shmangin konsumin e alkoolit që në mot të ftohtë mund të krijojë probleme në funksionimin e enëve të gjakut. Rekomandohet lëvizje e kujdesshëm në vende të rrëshqitshme për të shmangur thyerje serioze. Mjekët nga ndihma e shpejtë i këshillojnë qytetarët të kenë kujdes si vozisin në temperatura të ulëta, sepse përvojat e tyre thonë se atëherë rritet numri i aksidenteve. Për nesër Enti Hidrometeorologjik njoftoi se temperaturat do të arrijnë në minus 17 gradë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *