Home / Kryesoret / Diplomatët: Ku janë partitë joparlamentare shqiptare ?!

Diplomatët: Ku janë partitë joparlamentare shqiptare ?!

Diplomatët europerëndimor janë të habitur nga sjellja e tillë e partive joparlamentare shqiptare lidhur me krizën e thelluar politike.

Një diplomat i një vendi anëtar të BE-së i tha INA-s se është e çuditshme se si parti opozitare që synojnë që të marrin besimin e qytetarëve heshtin dhe nuk janë aktive në këtë situatë të rëndë politike, nga e cila varen edhe shqiptarët si pjesë e këtij vendi. “Sjellja e tyre na habit. Ato nuk janë bindëse dhe aktive. Dalin me disa komunikata, që secili mund ti lëshojë nga një kompjuter. Ju lutem, a kanë ato liderë, a duhet të jenë më bindës. Pse ata heshtin, pse nuk dalin vazhdimisht nëpër konferenca me mediat, para Kuvendit, Qeverisë, rezidencës së BE-së. Duhet të jenë më këmbëngulëse dhe jo të sillen në këtë mënyrë duke pretenduar rolin e opozitës”, theksoi për INA, diplomati europerëndimor.

Sipas tij, këta liderë duhet sa më shpejt të jenë aktiv duke artikuluar opsionet e tyre, se a janë pro apo kundër 24 prillit, apo janë në pritje të taktizimeve që po ndodhën në tryezën e katërshes. “Aktivizimi i tyre na ndihmon ne, e ndihmon procesin dhe kjo duhet të faktohet në praktikë me fakte reale se çfarë po ndodhë në vendin e tyre dhe cilat janë opsionet për rrugëdalje”, theksoi diplomati.

Liderët e partive joparlamentare politike edhe sot nuk kanë paralajmëruar konferenca me gazetarët për të shprehur qëndrimet e tyre në mënyrë serioze lidhur me krizën e thelluar pas dështimit të marrëveshjes së Përzhinës. (INA)

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *