Home / Kryesoret / Dogana e Kosovës shënoi rekord të gjitha kohëve, mblodhi 951 milionë euro në 2015
Dogana e Kosovës sot ka mbajtur konferencën e rregullt vjetore ku ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2015 dhe ka paraqitur sfidat për vitin 2016. Së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Lulzim Rafunën (L), në konferencë ishte prezent edhe ministri i Financave, Avduallah Hoti (R) që edhe bëri hapjen e konferencës, duke theksuar se ministria të cilën e udhëheq ai, vitin 2015 e kishte filluar me disa vështirësi, por e kishte përmbyllur me sukses, pasi që të hyrat nga dogana kanë shënuar shifër rekorde ( Dogana e Kosoves - Anadolu Ajansı )

Dogana e Kosovës shënoi rekord të gjitha kohëve, mblodhi 951 milionë euro në 2015

Dogana e Kosovës në vitin 2015 shënoi të hyra rekord prej 951 milionë eurosh, njoftoi sot drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai në konferencën vjetore për mediat theksoi se për herë të parë është tejkaluar vlera e parashikuar e të ardhurave, pasi është shënuar rezultat prej 101 përqind ndërsa numri i ankesave është zvogëluar për 30 përqind.

“Dogana e Kosovës ka pasur vitin më të mirë që nga themelimi i saj. Kemi tejkaluar pritjet duke mbledhur rreth 80 milionë euro më shumë se vitin e kaluar”, tha drejtori Lulzim Rafuna.

Përveç kësaj, Dogana e Kosovës gjatë vitit 2015 zbuloi 18 raste më shumë se 20 kilogramë lëndë narkotike.

“Çdo gjë është arritur është bërë me një buxhet prej 8.7 milionë eurosh, që do të thotë se Dogana është institucion shumë fitimprurës, sepse me një investim prej 0.01 cent nga buxheti i shtetit, kthejmë në buxhet një euro”, tha drejtori i Doganës.

Objektivat në vitin 2016 janë zhvillimi i mëtejshëm i një sistemi modern dhe efikas për mbledhjen e të hyrave, ofrimi i koncesione tarifore, mbrojtja e qytetarëve të Kosovës nga importimi i mallrave të ndaluara, si dhe lufta efektive kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Një nga sfidat në vitin 2016 do të jetë Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, e cila, siç tha Rafuna, prodhon dy lloje të efekteve, materiale dhe procedurale.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *