Home / Kryesoret / Dorëhiqet Nikolla Gruevski

Dorëhiqet Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski gjatë paraqitjes së tij  para opinionit  paralajmëroi dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit. Gruevski tha se ai dhe subjekti i tij respektojnë Marrëveshjen e Përzhinës dhe të gjitha afatet që dalin nga kjo marrëveshje, andaj u shpreh se  dorëheqjen e tij do ta deponoj mëngjesin e së premtes deri tek kreu i Kuvendit Trajko Veljanoski. Gjatë fjalimit ai prezantoi të arriturat e VMRO-DPMNE-së dhe paralajmëroi fitoren e radhës. Ndërkohë fajin për krizën politike në vend e adresoi tek opozita.

“Sipas Marrëveshjes së Përzhinos kryeministri do të duhet të tërhiqet 100 ditë përpara zgjedhjeve, dhe unë që nesër deri të kryetari i Parlamentit të Maqedonisë do ta dorëzoj kërkesën për dorëheqje”, deklaroi Nikolla Gruevski, për të shtuar se këtë e bën me të vetmin qëllim që Maqedonia të del nga kriza. Gruevski tha që ai i ka respektuar të gjitha pikat e Marrëveshjes së Përzhinës.

“Ne kemi bërë mjaft kompromis, bile kemi qenë të kritikuar se shumë kemi dhënë. Ne i kemi plotësuar të gjitha kërkesat. Zgjedhjet do të duhet të mbahen më 24 prill, unë jam që të mbahen zgjedhjet. Vetë e dini se vendi ynë është në një krizë të thellë politike, verën e kaluar 4 partitë më të mëdha politike bashkë me ndërmjetësuesit e jashtëm, arritëm në një marrëveshje për tejkalimin e krizës. Duhet që të lihen problemet anash që populli dhe shteti të ecë përpara. Detyrat tona ne i kemi kryer. Zgjedhjet e 24 prillit do t’i pastrojnë mjegullat të cilat na i shkaktuan, tërë këtë agoni do ta lëmë pas nesh dhe do të tregojmë se askush nuk guxon ta nënvlerësojë popullin tonë sepse ai e di çfarë do, kënd dhe pse e përmban”, deklaroi Nikolla Gruevski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *