Home / Kryesoret / DR. FANKA GILEVSKA FITOI ÇMIMIN OFTALMOLOGU I RI MË I MIRË

DR. FANKA GILEVSKA FITOI ÇMIMIN OFTALMOLOGU I RI MË I MIRË

Në Kongresin e XI-të për kataraktin dhe kirurgjinë refraktive, që u mbajt më 24 tetor 2015 në Zagreb, Dr.Fanka Gilevska fitoi çmimin “Oftalmologu i ri më i mirë”, për punimin e saj shkencor me titullin LASIK – Përvojat e para, çmim ky për të cilin konkurruan 17 pjesëmarrës nga Kroacia, Sllovenia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Dr.Fanka Gilevska në kuadër të ligjërimit të saj prezantoi punën e saj tremujore në Repartin e kirurgjisë refraktive, në Oftalmologjinë e Spitalit Sisitina dhe rezultatet e para postsoperative të pacientëve të cilët iu nënshtruan korrigjimit të dioptrisë me laser, duke vëzhguar lëvizjen e mprehtësisë së shikimit të tyre që nga dita e parë e deri në ditën e tridhjetë pas operacionit.
Ligjërata e Dr.Fanka Gilevska u la përshtypje Prof.Liljana Zergolen Çupak, e cila ushtron detyrën e drejtores së Fondacionit Zergolen Çupak dhe Prof.Dekaris Iva, kryetare e Bankës Evropiane të Syve, të cilat vendosën që shpërblimin Zergolen Çupak, për punimin më të mirë shkencor, në seksionin Oftalmologët e rinj, ta fitojë pikërisht Dr.Fanka Gilevska.
Fondacioni Zergolen Çupak është themeluar në vitin 2009 nga ana e Prof.Liljana Zergolen Çupak dhe Prof.Kreshimir Çupak, shkencëtarë të njohur në nivel ndërkombëtar në fushën e tyre. Prof.Liljana Zergolen Çupak jetën dhe profesionin e saj ia ka përkushtuar pediatrisë dhe gjenetikës së njeriut, ndërsa Prof.Kreshimir Çupak iu përkushtua oftalmologjisë. Fondacioni Zergolen Çupak është themeluar duke pasur për qëllim të ndihmojë të rinjtë të ndjekin hapat e dy themeluesve, me ndihmën e donacioneve për përsosje profesionale dhe shëndetësore në fushat përkatëse.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *