Home / Kryesoret / Dy aksidente në Tetovë, lëndohen 2 persona

Dy aksidente në Tetovë, lëndohen 2 persona

Mbrëmë rreth orës 21, në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, makina “Opel Astra” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 30-vjeçari B.U. nga Zhelina, për shkak të shpejtësisë së pa kontrolluar ka  humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë metalike të ndriçimit rrugor, njofton SPB-Tetovë.

Nuk ka pasur të lënduar gjatë përplasjes dhe dëmi i shkaktuar është vlerësuar në 30 mijë denarë.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e tjera që kanë ndodhur përplasja. Në rrugën lokale Tetovë-Sellcë, dje pasdite rreth orës 17 ka ndodhur aksident ku janë përfshirë dy makina të pasagjerëve “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.M 51-vjeçar nga f.Sellcë dhe makina “Opel Zafira” me targa italiane, i drejtuar nga D.D (51), gjithashtu nga i njëjti fshat.

Nga aksidenti, D.D ka marr lëndime të lehta dhe më vonë është ankuar për dhimbje, ku i është dhënë ndihma dhe po trajtohet në Spitalin Klinik të Tetovës dhe më vonë është liruar nga spitali.

Pas inspektimit në vendin e ngjarjes punohet për të përcaktuar shkakun dhe çdo gjë tjetër në lidhje me aksidentin./TetovaSot

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *