Home / Sport / Edhe dy ekipe spanjolle mund të dënohen nga FIFA

Edhe dy ekipe spanjolle mund të dënohen nga FIFA

FIFA vazhdon të hetojë skuadrat spanjolle në lidhje me transferimet e futbollistëve të mitur.

Pas dënimeve të Real Madridit dhe Atletico Madridit, që mos të mund të transferojnë futbollistë gjatë dy afateve kalimtare, FIFA, ka nisur të hetojë edhe Villarrealin e Valencian.

Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, si Villarreali ashtu edhe Valencia kanë shkelur rregulloret për transferimin e futbollistëve të rinj dhe tani rrezikojnë që të kenë fatin e njëjtë me Realin e Atleticon, nëse shpallen fajtore.

Kaosi në të cilin është përfshirë futbollin spanjoll, ka bërë që Federata e Futbollit të Spanjës, të mbajë një mbledhje emergjente, për të diskutuar situatën me klubet e tjera.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *