Home / Kryesoret / Edicioni i 11-të, Iliridën e kaploi “Flaka e Janarit”

Edicioni i 11-të, Iliridën e kaploi “Flaka e Janarit”

Me homazhet e kryera në varret e dëshmorëve në qytetet e Kumanovës, Tetovës, Gostivarit dhe Strugës, Këshilli Organizativ për organizimin e manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, në Gostivar, filloi aktivitetet për manifestimin e sivjetshëm të 11 me radhë.

“Në vitin e parë të dekadës së dytë, në dy anët e qyteteve shqiptare, atje ku pushojnë eshtrat e Dëshmoreve, Luftëtarëve që nuk deshën kufi ndarës në mes shqiptarëve, Bajrush Xhemajli, Ismet Jashari dhe shumë të tjerë në Kumanovë, në kompleksin memorial të dëshmorëve të Tetovës, tek varri i Mujdin Aliut, Isa Likës (komandant Ilirit), dhe të tjerëve në një anë dhe Nuri Mazari dhe shumë të tjerë në anën tjetër në Strugë për të përfunduar në ditën e Akademisë në zemrën e Shqiptarisë, Uskanën e qëndresës. Aty ku qëndrojnë të gdhendur në mermer tre figurat e Kombit Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gervalla. Aty ku pushojnë eshtrat e veprimtarëve, luftëtarëve, celulave të para Beqir Limani, Ruzhdi Veliu dhe shumë të tjerë”, deklaroi ish kryetari i Këshillit Organizativ, Luan Veliu.

Kryetari Arsim Disha, potencoi që manifestimi i sivjetshëm do të rrumbullakohet me përmbylljen e homazheve në qytetin e Kërçovës dhe me Akademinë Qendrore që do të mbahet më 16 Janar 2016, me fillim prej ora 19 në Qendrën për Kulturë në Gostivar.

Në akademinë përkujtimore, do të bëhet edhe promovimi i monografisë dedikuar 10 vjetorit të manifestimit “Flaka e Janarit”, në Gostivar, ndërsa sivjet manifestimit në Gostivar i bashkëngjitet edhe Këshilli Organizativ i manifestimit “Flaka e Janarit”, nga qyteti i Kërçovës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *