Home / Kryesoret / Ekipi më i mirë i UEFA-s: Messi fiton rreth gjysmë milionë vota

Ekipi më i mirë i UEFA-s: Messi fiton rreth gjysmë milionë vota

Më shumë se shtatë milionë persona në anketën e internet faqes zyrtare të Asociacionit Evropian të Futbollit (UEFA), uefa.com, kanë zgjedhur ekipin më të mirë në vitin 2015, ku në mesin e 11-të më të mirëve më së shumti vota ka marrë futbollisti i Barcelonës Lionel Messi me madje 448.445 vota, raporton Anadolu Agency (AA).

I dyti me vota është lojtari i Bayern-it dhe kombëtares së Austrisë, David Alaba (433.244), ndërsa i treti Andres Iniesta (Barcelonë/Spanjë) 401.574. Interesante është se Cristiano Ronaldo, i cili 10 herë është zgjedhur në ekipin e UEFA-s, fitoi “gjithsej” 260.811 vota. Mbështetje pak më të vogël në shoqërinë e mbrojtjes ka vetëm samo Gerard Pique (Barcelonë/Spanjë) me 254.279 vota.

Ekipin më të mirë të UEFA-s për vitin 2015 e përbëjnë: Manuel Neuer (klubi: Bayern/reprezentacioni Gjermani) 379.304 vota, David Alaba (Bayern/Austri) 433.244, Sergio Ramos (Real Madrid/Spanjë) 330.647, Dani Alves (Barcelonë/Brazil) 291.611, Gerard Pique (Barcelonë/Spanjë) 254.279, Andres Iniesta (Barcelonë/Spanjë) 401.574, Paul Pogba (Juventus/Francë) 361.421, James Rodriguez (Real/Kolumbi) 260.871, Lionel Messi (Barcelonë/Argjentinë) 448.445, Neymar (Barcelonë/Brazil) 282.327, Cristiano Ronaldo (Real/Portugali) 260.811.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *