Home / Kryesoret / Ekskluzive: Sekretari shtetëror shkel qëllimisht policin shqiptar

Ekskluzive: Sekretari shtetëror shkel qëllimisht policin shqiptar

Një aksident i qëllimshëm ka ndodhur në qendrën e skijimit ‘Kodra e Diellit’, me ç’rast është shkelur me vetur një polic shqipar i Maqedonisë, njofton Telegrafi.

Aksidentuesi me iniciale B. SH, i cili punon si sekretar shtetëror në Ministrinë për Transport dhe Lidhje, qëllimisht ka shkelur me veturë policin me iniciale B.H nga një prej fshatrave të malësis së Tetovës.

Redaksia e Telegrafit për Maqedoni ka kontaktuar policin e lënduar, dhe nga biseda me të, mësojmë se polici ka pësuar lëndime në këmbë, por gjendja e tij shëndetësore është e mirë pas përkujdesjes mjekësore.

Në lidhje me rastin, janë njoftuar organet e policisë, por zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim në lidhje me këtë rast. Pritet që rasti të hetohet nga MPB dhe njëkohësisht të njoftohet edhe opinioni publik.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *