Home / Kryesoret / Elemente ofenduese në “Karnavalin e Vevçanit”

Elemente ofenduese në “Karnavalin e Vevçanit”

Komuna e Vevçanit si çdo vit tjetër, edhe këtë vit është e gatshme për organizmin e karnavaleve, të njohur  si “Karnavali i Vevçanit”, që tradicionalisht mbahet me rastin e festës së Vitit të Ri të vjetër, raporton Anadolu Agency (AA).

“Karnavai i Vevçanit 2016”, i cili do të mbahet nga 10 janari deri më 14 janar, në krahasim nga herët e tjera, përveç karnavaleve tradicionale organizatorët kanë përgatitur edhe program atraktiv muzikor, që do të mbahet në dy prej katër ditëve të planifikuara.

Kryetari i Komunës së Vevçanit, Cvetomir Utrinoski këtë vit pret të rritet numri i vizitorëve vendas dhe të huaj, për arsye se siç njoftoi ai, këtë vit programi i karnavalit do të pasurohet edhe me program atraktiv muzikor.

“Tashmë 15 shekuj mbahet “Karnavali i Vevçanit”. Më herët karnavali me maska është mbajtur më 13 dhe 14 janar, një teatër rrugor pa regjim, sot mbahet në të njëjtën mënyrë, vetëm se pasurohet programi me ngjarje të tjera. Sot tashmë është një karnaval i njohur, që mbahet katër apo pesë ditë”, tha Utrinoski.

“Karnavali i Vevçanit” ka traditë prej mbi 1.400 vjet dhe konsiderohet si një prej kurioziteteve më të mëdha unike dhe kulturore në Maqedoni. Mbahet më 13 dhe 14 janar kundrejt ditës së parë të Vitit të Ri, sipas kalendarit të vjetër Julian.

Nga vitit 1993 Karnavali i Vevçanit dhe Vevçani janë anëtarë të FEEC – Asociacioni i qyteteve botërore të karnavaleve.

“’Karnavali i Vevçanit’ është edhe një karnaval turistik në Republikën e Maqedonisë, i cili dhe pa të cilën me të vërtetë nuk do të njihej harta turistike e vendit tonë. ‘Karnavali i Vevçanit’ krahasohet prej karnavaleve tjera, sepse nuk ndjek karnavelet e njohura, të tilla si në Rio De Janeiro dhe Venecia, por karnavali ynë është autentik, autokton dhe kritik ndaj të gjitha ngjarjeve dhe veprave të papërshtatshme që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar”, tha Misho Kitanoski, njohës i mirë i “Karnevalit të Vevçanit”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *