Home / Kryesoret / Ermira Mehmeti ikën nga BDI-ja

Ermira Mehmeti ikën nga BDI-ja

Deputetja rebele e BDI-së, Ermira Mehmeti përmes një postimi në fb, është shprehur e zhgënjyer për reformat në BDI, dhe kështu ajo përmes postimit ka njoftuar që nga sot ajo ngrinë të gjitha aktivitetet e saja politike në strukturat lokale dhe ato udhëheqëse të partisë në pushtet BDI-së

Më poshtë lexojeni postimin e plotë:

Kisha deshire dhe qellim te sinqerte ta reformoj BDI. Isha e bindur se ka baze dhe do te gete gatishmeri per reflektim, ne menyre qe partia te behet me e forte, me e konsoliduar, me e fuqishme ne qeverisje.

Cdo tentim i imi hasi ne pengesa, kundershtime dhe goditje te uleta. Me sajuan afera, me prodhuan skenare, e nxisnin strukturen kunder meje. Mediat qe financohen nga BDI u vune ne sherbim te tyre duke bere fushate per te rrenuar kredibilitetin dhe integritetin tim.

Te kapur pas funksioneve sikur t’ua kishte bere nena, te perjetshmit e kuptuan si kercenim personal nevojen per reformim te partise. Cdo tentim per te shpjeguar se partia eshte organ kolektiv dhe nuk i takon askujt personalisht, ata e kuptonin si cenim ndaj privilegjeve personale. Prandaj mobilizuan te gjithe poltronet te cilet, per pak para ose ndonje beneficion te vogel, u vune ne mbrojtje te korrupsionit, vazalitetit dhe servilizmit. Na detyruan madhebta votojme edhe Toni Naunovskin, sepse sigurisht qe dikujt ia kane pasur per borxh.

Une sinqerisht mendoja se gjerat mund te ndryshojne dhe se brezi i ri mund t’i printe reformes. Paskam gabuar.

Duke filluar nga sot dhe deri ne perfundim te ketij mandati do te heshti. Poashtu ua bej me dije te gjitheve se me sot ngrij te gjitha aktivitetet e mia politike ne strukturat lokale apo ato udheheqese te partise.

Lufta me hienat politike eshte lufte e humbur paraprakisht. Por, per te gjithe keto hiena kam nje mesazh: koha ime ne BDI ndoshta asnjehere nuk do te vije, por ama jam shume e bindur se koha juaj po perfundon!

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *