Home / Lajme / Botë / Facebook dyfishon fitimin në kuartalin e fundit

Facebook dyfishon fitimin në kuartalin e fundit

Facebook ka dyfishar fitimin në kuartalin e fundit të vitit 2015, thonë analizat e publikuara në bazë të të cilave përfitimi ka qenë 1.56 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të këtyre shifrave, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, rritja është bërë për 52 përqind.

Gjithsej në periudhën shtator – dhjetor, kompania ka shënuar të hyra në vlerë prej 5.4 miliardë dollarë.

Rreth 80 përqind e të hyrave reklamuese të kuartalit të fundit janë bërë nga reklamat në telefonët celularë. Ky njoftim erdhi pas mbylljes së tregut të mërkurën, por pavarësisht kësaj aksionet e rrjetit Facebook u rritën për 12 përqind.

“2015-ta ishte një vit i shkëlqyer për Facebook. Komuniteti ynë ka vazhduar të rritet dhe biznesi ynë është duke lulëzuar”, tha themeluesi i kompanisë dhe shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg.

“Ne vazhdojmë të investojmë për të shërbyer më mirë komunitetin tonë, të bëjmë ndërtimin e biznesit tonë, dhe të lidhim botën”, shtoi mëtej ai.

Kompania bëri me dije se 900 millionë njerëz përdorin sistemin e mesazheve WhatsApp, ndërkohë 800 millionë përdorin Facebook Messenger dhe 400 millionë të tjerë përdorin shërbimin e shpërndarjes së fotografive Instagram.

Twitter, që dikur llogaritej konkurrenca kryesore e Facebook-ut ka afërsisht 320 millionë përdorues aktiv gjatë një muaji.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *