Home / Kryesoret / Fati i ndotësit më të madh të Tetovës pezull

Fati i ndotësit më të madh të Tetovës pezull

Kreu i komunës së Jegunocit Toni Koceski, madje është shprehur se Jugohromit duhet ti jepet më shumë afat për vendosjen e filtrave. Ndërsa ministri i Ekologjisë, Nurhan Izairi ka deklaruar se pas takimit me drejtorinë e kombinatit, do të bëhet e qartë se do të vazhdojë apo jo punën Jugohromi.

“Gjithsesi do duhet të ketë leje A ekologjike. Siç informoi edhe kryetari i komunës, plani ekologjik ka kaluar dhe shpresoj që do kem informata edhe më të thuktë nga takimi që do kem me udhëheqësin e kombinatit në vizitën që do bëj tani pra do informohem se në cilën fazë janë dhe shpresat e mia janë se ata do duhet shumë seriozisht të merren me këtë çështje”,deklaroi Nurhan Izairi, ministër i Ekologjisë.

“Megjithatë bëhet fjalë për fabrikë me tip furrash të hapura që dallon nga Mak Still dhe Feni me ç`rast është e nevojshme kohë më e gjatë për instalimin e sistemit dhe qëndrimi jonë është se duhet ti jepet shans korrekte për ndërtimin e sistemit por me garanci të fortë që duhet menaxhmenti i Jugohromit ta jep në qeverinë e Maqedonisë që më tutje të funksionojë”, u shpreh Toni Koceski, kryetar i Komunës së Jegunocit.

Që nga 31 dhjetori Jugohrom mbylli dyert për të paralajmëruar vazhdimin e punës në fund të muajit shkurt. Mbyllja erdhi pas presioneve të shumta për ndotjen enorme, që kjo fabrikë e shkaktonte në rajonin e Tetovës. Ndërkohë 1060 të punësuar në Jugohrom janë në pushim të detyrueshëm deri në rihapjen e fabrikës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *