Home / Kryesoret / Fillon sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit

Fillon sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit

Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit fillon prej nesër, ndërsa në mënyrë tradicionale, për të gjithë vizitorët dita e parë për skijim është falas.

Siç kumtoi “ELEM Tours” në periudhën e kaluar janë zbatuar të gjitha përgatitjet teknike dhe aktivitetet për fillimin pa pengesa të sezonit të skijimit, ndërsa gjatë ditës së djeshme përfundoi regullimi dhe shënimi i shtigjeve ekzistuese.

“Qendra jonë më e madhe e skive është e pajisur plotësisht për funksionim të papenguar dhe të sigurt të pistave të skijimit. Skijimet nesër fillojn në orën 9 të mëngjesit, dhe në funksion do të jenë dy teleferikë – “Ceripashina” dhe “Shën Ilija”. Nga 15 janari do të vlejnë çmimet e zakonshme për biletat e skijimit”, thuhet në deklaratë.

Bileta ditore, e vlefshme nga ora 9 deri në orën 16, do të shitet me një çmim prej 900 denarëve, bileta gjysmë-ditore, e vlefshme nga ora 12 deri në orën 16, 600 denarë, ndërsa bileta për ski të natës, e cila vlen nga ora 19 në orën 22 kushtojë 500 denarë. Për skiatorë të rinj deri në moshën 12 vjeçare, biletat do të kushtojnë 400 denarë, ndërsa çmimi i biletave sezonale mbetet 10.000 denarë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *