Home / Kryesoret / Formohet Komisioni anketues për letërnjoftimet e rrejshme pa LSDM-në

Formohet Komisioni anketues për letërnjoftimet e rrejshme pa LSDM-në

Komisioni për përzgjedhje dhe emërime pa praninë e anëtarëve nga radhët e LSDM-së ka zgjedhur anëtarët e komisionit për hetimin e aferës me letërnjoftimet false. Ky komision do të përbëhet nga 16 anëtarë nga të cilët 8 do ti takojnë VMRO-DPMNE-së katër LSDM-së, dy BDI-së, 1 PDSH-së dhe një deputetëve të pavarur. Kryetar i komisionit u zgjodh deputeti i VMRO DPMNE Ilja Dimosvskin ndërsa nënkryetar Lupço Dimovski po nga VMRO-ja. Komisioni është mbështetur edhe nga dy partitë shqiptare. Nga BDI-ja për anëtar u zgjodhën Talat Xhaferi dhe Ejup Rrustemi ndërsa nga PDSH-ja Gazmend Aliu. Ashtu edhe siç pritej, LSDM-ja nuk ka propozuar anëtarë me arsyetimin se ky komision synon të zhvlerësoj punën e komisionit tjetër të formuar për aferën e përgjimeve.

“Ky parlament tash më ka të formuar një komision anketues , në përputhje me marrëveshjen e Përzhinos ku përfshihen të gjitha përgjegjësitë politike në lidhje me funksionarët e emëruar dhe të zgjedhur të këtij shteti. Nuk shohë asnjë arsye që ne të marrim pjesë në këtë komision. Për çfarë do skandali dhe për përgjegjësi politike në këtë shtet ka institucione si për shembull prokurorja speciale e cila mund ti hulumtojë rastin me letërnjoftimet pasaporta dhe të gjitha të tjerat dhe për këtë nuk e shohim të arsyeshme që të marrim pjesë”, deklaroi Goran Sugarevski, deputet i LSDM-së.

Sugarevski gjithashtu ftoi kryeministrin Nikolla Gruevski që edhe njëherë të dëshmoj publikisht para komisionit anketues parlamentar lidhur me aferën e përgjimeve. Nga ana tjetër drejtuesit e komisionit për zgjedhje dhe emërime thonë se mbeten të hapur për LSDM-së për të propozuarët e saj në komisionin e ri anketues për letërnjoftimet false.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *