Home / Kryesoret / Foto ekskluzive: Isa Boletini, Saraji mbulohet kuq e zi

Foto ekskluzive: Isa Boletini, Saraji mbulohet kuq e zi

Në Saraj sot do të vendoset përmendorja e heroit shqiptar Isa Boletini, ndërsa do të lëshohet në përdorim edhe rikontruimi i sheshit aktual të emëruar si “Sheshi i Flamurit”, transmeton Zhurnal.

Sot bëhen 100 vjet që nga vrasja e pabesë e Isa Boletinit. I lindur më 15 janar 1864 në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës, patrioti shqiptar Isa Boletini, ishte vrarë pabesisht nga malazezët në Podgoricë më 23 janar 1916, së bashku me bijtë e tij Halilin dhe Zahidin, dy nipërit dhe tre luftëtarë të tjerë, njofton Zhurnal.

Zhurnal ju sjell foto momentale nga komuna e Sarajit ku për pak kohë pritet që të bëhet edhe vendosja zyrtare e bustit të heroit kombëtarë Isa Boletini.

Isa Boletini, vitet e rinisë i kaloi në vendlindje. Në prill të vitit 1881, si 17-vjeçar, ai mori pjesë në betejën e Shlivovës, ku u ndeshën trupat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me ushtrinë osmane. Edhe pse në vitin 1908 ishte në krahun e xhonturqve, kjo lidhje u prish shumë shpejt.

Në nëntor të vitit 1908, Porta e Lartë dërgoi një ushtri prej 7 mijë ushtarësh për të nënshtruar Kosovën. Komandën antiosmane e kishte në dorë Isa Boletini. Gjatë tërheqjes, osmanët i dogjën kullën në shenjë hakmarrjeje. Më pastaj, Isa Boletini udhëhoqi kryengritjet e kosovarëve në Prishtinë, Prizren e gjetiu. Ai ishte një ndër udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së pranverës së vitit 1910.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *