Home / Kryesoret / Freedom Hause: Maqedonia në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira

Freedom Hause: Maqedonia në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira

Maqedonia mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira edhe në raportin e vitit 2015 të “Freedom House”. Madje vendi ka shënuar rënie të lirive si pasojë e parregullsive zgjedhore të 2014 –ës, që nxitën bojkotin e punës së parlamentit nga opozita dhe pas informateve rreth përfshirjes masive te pushtetit në përgjimin e liderëve politikë, religjiozë, gazetarëve dhe qytetarëve.

Në raport gjithashtu theksohet se Maqedonia, Bosnja Hercegovina dhe Kosova, janë përballur me qeveri jofunksionale në vitin 2015. “Partia qeverisëse në Maqedoni ishte përfshirë në mashtrime zgjedhore dhe skandalin e përgjimeve masive, duke acaruar marrëdhëniet me opozitën gjë që nxiti ndërhyrjen e Bashkimit Evropian për organizimin e zgjedhjeve në vitin 2016.”

Maqedonia përmendet në grupin e tre shteteve së bashku me Honduras dhe Malldivet të cilat kategorizohen më si demokraci elektorale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *