Home / Sport / Gareth Bale është lojtari më i shtrenjtë në histori (Dokument)

Gareth Bale është lojtari më i shtrenjtë në histori (Dokument)

Transferimi i Gareth Bale tek Real Madridi është akoma një nga arritjet më të mëdha të Florentino Perez.

Kontrata ndërmjet Real Madridit dhe Tottenham Hotspur e publikuar nga ‘Football Leaks’ datohet me 31 Gusht të vitit 2013, një ditë përpara se afati kalimtar verorë të mbyllet dhe klubet të zyrtarizonin marrëveshjen.

Akordi, duke evituar të gjitha informacionet e paqarta dhe të pabesueshme si numra llogaritë bankare, numra telefoni, tregon shumën përfundimtare dhe ekzakte të transferimit: 78,171,930 milion funte që kur i konverton me euro janë 91,589,842 milion euro.

Sidoqoftë, shuma totale e paguar varet nga metoda e pagesës së zgjedhur nga Real Madridi.

Nëse do të ishte paguar me para të thata, pasi të kemi minusuar 5% të provizionit – të përfshirë po ashtu në kontratë – shuma totale e paguar do të ishte 87,010,350 milion euro.

Nëse do të ishte paguar në këste (metodë të cilën Real Madridi e ka paguar), shuma është afërsisht 100 milion: 99,743,542 milion euro në katër këste të paguara.

Tottenham mbuloi vetveten ndaj një mundësie që Real Madridi të shiste Balen tek një skuadër e Ligës Premier.

Tre këstet e para ishin në total prej 23,568,101 milion euro, shumë e cila u pagua 10 ditë pasi të finalizohej marrëveshja; dy këstet tjera duhej të paguheshin me 24 Korrik të vitit 2014 dhe 2015.

Deri me 30 qershor të vitit 2019, Tottenhami ka të drejtën që fillimisht të refuzoje ndonjë ofertë për uellsianin, një kusht që skadon 72 orë pasi Real Madridi informon Tottenhamin për çdo ofertë të marrë.

Për më tepër, nëse Real Madridi e shiste Balen në ndonjë klub të Premier League përpara 1 shtatorit të vitit 2015, madrilenët do të duhej t’i paguanin Tottenhamit një shumë prej 10 milion funte.

Artikulli 15 i marrëveshjes potencon që e vetmja shumë që Real Madridi mund t’a publikoje për transferimin e Bales është 78 milion funte (91 milion euro). Sidoqoftë, pas zbulimit të kontratës ndërmjet dy klubeve, tashmë është e konfirmuar:

Gareth Bale është lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit dhe ka kushtuar plot 100 milion euro.

real 6 real 5 real 4 real 3 real 2 real 1

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *