Home / Kryesoret / Gazetari Sami Ademi konfirmon vdekjen e djalit të tij, 19 vjeçarit Leart Ademi

Gazetari Sami Ademi konfirmon vdekjen e djalit të tij, 19 vjeçarit Leart Ademi

Gazetari Sami Ademi sot në proflin e tij në Facebook ka konfirmuar për vdekjen e djalit të tij ku mbrëmë pas plagëve me thikë nuk mundi të mbijetojë.

“Te nderuar miq ju njoftoi se prej mbrem me ne shtepin time nuk “banon”gezimi!!! Me nje goditje me thike ne zemer nga plaget e marra ka nderruar jete djali im i dyti Leart Ademi. Varrimi do tebehet me oren 14:00,ndersa namazi i xhenazes do te falet ne xhamin e Qairit afer Tinexit.
Shpirti po me digjet,te gjithe ju qe deshironi te merrni pjse ne varrim jeni te mireseardhur ! Sapo i pat mbushur 19 vjet !” shkruan Ademi

Ndryshe incidenti i rëndë në Çair ka ndodhur kur dy grupe në afërsi të restorantit “Biznes”  janë përleshur, ndërsa Leart Ademi  mori goditje me thikë në zemër. Fatkeqësisht  nuk  arriti tu mbijetoj plagëve

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *