Home / Kryesoret / Gazi Abudraimi , kryeshef I policisë në Gostivarë

Gazi Abudraimi , kryeshef I policisë në Gostivarë

Në seancën e 28-të me radhë Këshilli i Komunës së Gostivarit me shumicë votash zgjodhi komandantin e Stacionit Policor të kompetencës së përgjithshme në Gostivar.

Nga lista e dërguar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme u propozuan tre emra, edhe atë: Gazi Abudraimi, Naim Aliu dhe Branisllav Petreski. Nga gjithsej 22 këshilltarë të pranishëm në mbledhje, për kandidatin Gazi Abudraimi votuan 19 këshilltarë, kurse kandidati  Branisllav Petreski morri 3 vota.

Paraprakisht, këshilltari Besim Qazimi propozoi që votim të kryet në mënyrë të fshehtë gjë që u aprovua nga shumica e këshilltarëve.

Komisioni për emërime propozoi përbërjen e Komisionit për realizim të votimit të fshehtë për zgjedhje të Komandantit të stacionit policor të kompetencës së përgjithshme Gostivar,  edhe atë: Imran Zhupani për kryetar, dhe anëtarë: Dafina Jovanooska – Stojanoska, Sejhan Qeralla, Besim Qazimi, Bafaqar Nuredini, Sllafço Jankovki dhe Suleman Idrizi.

Këshilltari Imran Zhupani në cilësinë e kryetarit të Komisionit, konfirmoi që të pranishëm ishin 22 këshilltarë dhe po aq vota të vlefshme.

Në fjalimin e tij pas mbarimit të procesit të votimit, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta uroi këshilltarët për unanimitetin e treguar në zgjedhjen e komandantit të Stacionit Policor të kompetencës së përgjithshme në Gostivar, duke shtuar se në përbërjen e kaluar të Këshillit Komunal kishte munguar vullneti për të përfunduar këtë procedurë.

“Komandantit të ri të Stacionit Policor të Gostivarit, z. Gazi Abudraimi i uroj punë të mbarë dhe suksese. E ftoj publikisht të zbaton ligjin dhe të punojë në rritjen e sigurisë së përgjithshme shoqërore, sigurinë e qytetarëve dhe pronave të tyre. Besoj se me punën e tij, do të shënohen rezultate pozitive bë rritjen e sigurisë së përgjithshme dhe parandalimin e dukurive negative”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta.

Duhet theksuar se këshilltarët nga partia politike, Rilindja Demokratike Kombëtare braktisën punimet për zgjedhjen e komandantit të Policisë së Gostivarit, me arsyetimin e tyre se kandidatët e propozuar nuk ishin të pranishëm në sallë.

Ky vendim do të dorëzohet në Ministrinë për Punë të Brendshme të Republikës së Maqedonisë për veprim të mëtutjeshëm, ndërsa hyn në fuqi me ditën e sjelljes dhe do të shpallet në “Buletinin zyrtar të komunës së Gostivarit”.

Një unanimitet i treguar mes këshilltarëve të Komunës së Gostivarit, ishte votimi nga ana e gjithë këshilltarëve komunal i propozim iniciativës për vendosjen e instrumentit matës për ndotjen e ajrit në qytetin e Gostivarit.

Propozimi u bë nga këshilltari i RDK-së, Afrim Iljazi dhe u mbështet nga gjithë këshilltarët.

Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, Bashkim Hasani theksoi se Komuna e Gostivarit tashmë ka dërguar kërkesë deri te Ministria e Mjedisit dhe Ambientit jetësor për instalimin e Stacionit matës për ajrin e ndotur, por theksoi se iniciativa e ngritur nga këshilltari Ilazji gjithsesi se do të mbështetet.

Këshilltarët aprovuan edhe Propozim – Vërtetimin për Vendimin nr. 08-2238/1 nga 30.09.2015  për huamarrje  afatgjate të brendshme Komunës së Gostivarit në kuadër të përkrahjes nga Fondi për zhvillim infrastrukturorë të komunave (MIDF), si dhe propozim – vendimin për vërtetimin e kriteriumeve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsimin fillor për vitin 2016.

U aprovua edhe propozim – vendimi për vërtetimin e kriteriumeve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsimin e mesëm për vitin 2016, si dhe propozim – vendimi për dhënien e lejes për përdorimin e emrit “Gostivar”.

Propozim – Konkluzioni për dhënie pëlqim Vendimit   të K.D të NPESS ,,Rinia,,  për   aprovimin e Programit Vjetor   të   NPESS  ”Rinia” – Gostivar për periudhën  prej 01.01.2016 deri 31.12.2016, si dhe propozim programa vjetore  për  përpunimin,  ndryshim dhe plotësim si dhe sjelljen e planeve urbanistike të Komunës së Gostivarit për vitin 2016, po ashtu u aprovuan me shumicë votash nga ana e këshilltarëve.

Edhe proрozim – programa për ndryshim dhe plotësim të PROGRAMËS рër rregullimin e tokës  ndërtimore, ndërtimin,  rrikonstruimin dhe mirmbajtjen e   rrugëve lokale në territorin e Komunës së Gostivarit për vitin 2016, u aprovua me shumicë votash.

Këshilltarët aprovuan edhe propozim – vendimin për lirim  nga  pagesa e kompensimit për   përcaktimin e statusit juridik të objektit të  paligjshëm të Shkollës Fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në Gostivar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *