Home / Lajme / Botë / Gjermani, miratohen masat për të lehtësuar dëbimin e emigrantëve që kryejnë krime

Gjermani, miratohen masat për të lehtësuar dëbimin e emigrantëve që kryejnë krime

Qeveria gjermane sot miratoi projekt-amendamentin që parashikon lehtësimin e procedurave në zbatimin e deportimit të emigrantëve të cilët kryejnë krime, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas në një deklaratë ka thënë se askush në Gjermani nuk duhet të konsideroj se është mbi ligjin, dhe se të gjithë emigrantët nuk duhet të vihen në të njëjtin nivel me kriminelët.

“Autorët duhet të ndiqen dhe të dënohen penalisht. Të huajt që shkelin ligjin tani do të përballen me një proces më të shpejtë të dëbimit”, tha Maas, duke shtuar se me futjen e masave të reja do të përfitojnë edhe qindra e mijëra të huaj dhe refugjatë që jetojnë në Gjermani dhe i binden ligjeve dhe normave të saj.

Arsyeja për futjen e masave të rrepta të ndjekjes së emigrantëve janë incidentet që janë regjistruar në prag të Vitit të Ri në Këln, kur dhjetëra të huajve sulmuan gratë në vendet publike.

Drafti është përgatitur nga Ministria e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, dhe parashikon dëbimin e emigrantëve të cilët kryejnë krime të tilla si vrasje, plagosje, sulme seksuale apo vjedhje të mëdha.

Pritet që drafti gjatë javës së ardhshme të hyjë në procedurën parlamentare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *