Home / Kryesoret / Grubi heshtë, nuk u përgjigjet akuzave të Mehmetit

Grubi heshtë, nuk u përgjigjet akuzave të Mehmetit

Shefi i kabinetit të BDI-së Artan Grubi nuk përgjigjet pas akuzave të deputetes Ermira Mehmeti të cilin ajo e quajti “huligan” dhe “dështak” si dhe arsye për, siç thekson ajo, rrënim të BDI-së dhe autoritetit të Ali Ahmetit. Kujtojmë se muaj më parë, deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti pat deklaruar që nëse brenda partisë së saj nuk bëhen reforma urgjente, ajo do të largohet nga partia.

“Unë për vendimin tim e kam informuar kryetarin e partisë. Ai e di se situata në parti seriozisht ka eskaluar. Mendoj se shansi për reforma tashmë ka filluar të harxhohet. Ose reforma të menjëhershme, ose alternativa të tjera. Nuk e përjashtoj faktin që unë personalisht të largohem nga BDI…Lirisht mundeni me spekulua se Ermira është duke shkuar prej BDI-së”, tha Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.

E pyetur për reformat që janë bërë në BDI që kur ajo publikisht dhe me ngulmë kërkoi të tilla, Mehmeti tha se reforma nuk po bëhen dhe faji për këtë është i z.selfie-t duke aluduar kështu në bashkëpartiakun e saj Artan Grubi. Edhe përkundër kësaj, Mehmeti ende mbetet pjesë e BDI-së kurse Grubi ishte i pakapshëm për Alsat, edhe gjatë ditës së djeshme por edhe sot.

Nga ana tjetër mbetet aktuale çështja e provimit për noterë, me ç’rastë Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Safet Kadriu konfirmoi se Mehmeti, Milloshovski dhe Konevski i janë nënshtruar provimit për noterë, rezultatet e të cilit do të publikohen brenda javës së ardhshme. Ndryshe ushtrimi i detyrës së noterit për funksionarët shtetëror gjatë kohës që mandati i tyre nuk ka mbaruar, është në kundërshtim me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *