Home / Kryesoret / Gruevski: BDI në takim partiak në Athinë

Gruevski: BDI në takim partiak në Athinë

Kryeministri Gruevski takimin e kreut të BDI-së Ali Ahmeti në Athinë e cilësoi si aktivitet partiak. Ai tha se nuk i pengon që në këtë takim është diskutuar për çështjen e emrit, pasi për këtë problem flitet thuajse në çdo takim ndërkombëtar zyrtar ose jo zrytar.Vizita e Ahmetit në Greqi është cilësuar si aktivitet partiak nga ana e ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë.Lëvizja për reforma PDSH konsideron se vizita e delegacionit të BDI-së, e kryesuar nga kryetari i saj Ali Ahmeti në Athinë është një iniciativë shterpe dhe tentim manipulimi parazgjedhor për të fituar pikë politike. “Epilogu dihet, do të jetë pa rezultat. Ne si LR-PDSH, shprehim zhgënjimin tonë nga qasja joserioze e BDI-së për realizimin e aspiratave madhore të shqiptarëve. Rruga që ndjek BDI, nuk është rruga e duhur dhe ajo e pritur për realizimin e aspiratave euro-atlantike të shqiptarëve. Organizimi i takimeve të këtij niveli, jo vetëm në Greqi, por edhe në Bruksel, do të duhej të bëheshin 7-8 vite më parë dhe të zhvilloheshin pandërprerë, që sot të kishte një realitet krejt tjetër, jo ky që jemi sot, Maqedonia vend tërësisht i izoluar. Takimi në Athinë, konsiderojmë që është një tentim i lidershipit të BDI-së për të arsyetuar veten kundrejt antarësisë së zhgënjyer dhe braktisjes masovike që i ndodh brenda rradhëve të saj, por edhe opinionit publik që kritikon pareshtur devijimin e BDI-së nga programi politik. Si për ironi të fatit, epilogu i takimit do të jetë si zakonisht pa rezultat konkret, e cila nga BDI-ja do të paraqitet në opinion si e arritur e madhe! Kjo, fatkeqësisht do të na rikujtojë dështimin e BDI-së që nuk arriti të ndryshojë emrat e 2 shkollave, ndërsa po angazhohet për ndryshimin e emrit të Maqedonisë”, thonë nga lëvizja për reforma në PDSH. Ndërkaq, mediat greke lidhur me këtë vizitë, shkruajnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të arrihet zgjidhje rreth kontestit të emrit dhe në këtë drejtim angazhojnë persona zyrtarë dhe personalitete të tjerë për të krijuar klimë të përshtatshme për arritjen e një marrëveshjeje.Pala amerikane inkurajon iniciativa të ndryshme në kuptim të përforcimit të kontakteve mes shoqërisë qytetare greke me ato maqedonase dhe për këtë janë angazhuar personalitete nga më të ndryshmit për të kultivuar një klimë të përshtatshme, ku do të arrihej tejkalimi i kontestit të emrit, shkruan “To Vima”. Sipas portalin grek “Njuz In”, indikatorë të ndryshëm pohojnë se VMRO –DPMNE-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të prillit, ndërkaq është e paqartë se për cilat arsye kjo parti do ta ndryshojë qëndrimin rreth çështjes së emrit.Ministria e jashtme greke për takimin njoftoi vetëm një orë para fillimit të tij Qëndrimi i Ahmetit në Athinë u përfol shumë sidomos pasi në të nuk mori pjesë ambasadori i Maqedonisë në Athinë, Darko Angellov. Sipas Ministrisë së Jashtme partia e Ahmetit nuk e ka njoftuar institucionin në fjalë për vizitën në Athinë, madje ata e cilësuan atë si vizitë partiake dhe jo shtetërore.“Ministria e Punëve të Jashtme nuk klasifikon, nuk mbështet dhe nuk jep qëndrim për vizitën e anëtarëve të BDI-së në Athinë sepse paraprakisht nuk jemi njoftuar për këtë udhëtim”, deklaruan nga Ministria e Punëve të Jashtme.Kjo është vizita e dytë e Ahmetit në Athinë që pas vitit 2013

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *