Home / Kryesoret / Gruevski dhe Ahmeti me qëndrim të përbashkët

Gruevski dhe Ahmeti me qëndrim të përbashkët

“Sot të gjithë erdhëm me qëllim që të ketë bisedime ndërsa vetëm një njeri erdhi me qëllim që të shtyhen zgjedhjet. Tre partitë politik arritëm marrëveshje për datën e zgjedhjeve, ndërsa vetëm Zoran Zaev kundërshtoi mbajtjen e tyre më 24 prill”, kështu deklaroi kryeministir Nikolla Gruevskin.

Sipas tij, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka arsye personale të cilat vetëm ai i dinë në mënyrë që ta mbaj Maqedoninë në krizë dhe të prolongoj zgjedhjet.

Gruevski tha se do të vazhdojnë me konsultime të reja dhe do të njoftoj për veprimet e mëtutjeshme.

Ai nuk dha prononcim nëse zgjedhjet do të mbahen më 24 prill. Në lidhje me dorëheqjen e tij, Gruevski tha se ajo është depozituar dhe se do ta aktivizohet 100 ditë para zgjedhjeve.

Sipas tij, kryetari i KSHZ-së, ka njoftuar Hanin se nuk ekzistojnë arsye që të mos mbahen zgjedhjet më 24 prill.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *