Home / Kryesoret / Gruevski: Do të dorëhiqem para datës 15 jana

Gruevski: Do të dorëhiqem para datës 15 jana

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk jep detaje se kush do ta zëvendësoj atë, pasi sipas Marrëveshjes së Përzhinos ai javën e ardhshme duhet të jep dorëheqje nga posti. Gruevski konfirmon se do të jep dorëheqje, por thotë se për atë se kush do ta zëvendësoj, do të vendos partia, ndërsa më pas vendimi do t’i kumtohet opinionit. Gruevski nuk zbuloi asnjë detaj se me çfarë qëndrimi do të dalë përpara komisionarit evropian Johanes Han i cili pritet ta vizitoj vendin pas festave.

“Edhe njëherë ju konfirmoj se sipas Marrëveshjes më 15 janar do të zgjidhet qeveria e re, me kryetar të Qeverisë për organizimin e zgjedhjeve. Paraprakisht, gjithsesi se do të jap dorëheqje ndërsa se kush do të jetë kryetari i Qeverisë i cili do t’i organizoj zgjedhjet do të publikohet pasi të marrë vendim VMRO- DPMNE-ja. Vendimi do të publikohet nga VMRO- DPMNE ose përmes kumtesës ose konferencës për shtyp”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Pyetje : Kryeministër, Han së shpejti do të vij. A do ta prisni atë dhe çka do t’i përgjigjeni për moszbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos?

Përgjigje : Për atë se çfarë do t’i them Hanit, do t’ju them pasi t’i them atij.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *