Home / Kryesoret / Gruevski i drejtohet Zaevit: Mos u frigo, do të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike

Gruevski i drejtohet Zaevit: Mos u frigo, do të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike

Partia e Gruevskit i porositë faktorët politik që mos të kenë frik nga zgjedhjet sepse ato do të jenë të lira, korrekte dhe demokratike.

VMRO-DPMNE-ja, ftonë gjithë faktorët politik në vend që të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe dinjitoze. Ky reagim i VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevski, vjen pas vendimit të partisë opozitare maqedonase LSDM, që të mos merrë pjesë në zgjedhjet e ardhëshme të parakohëshme parlamentare që do të mbahen me 24 prill.

Në kumtesën e VMRO-DPMNE-së thuhet se populli kërkon zgjidhje për problemet e përditshme dhe se partitë nuk duhet të udhëhiqen nga intereset personale të udhëheqësve të tyre. Do të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe këtë çështje nuk duhet ta pengoj LSDM-ja. Partia opozitare duhet të frikohet nga rezistenca e cila u krijua në shtet kundër politikës së tyre destruktive të bazuar në afera, intriga dhe manipulime.

VMRO-DPMNE fton partinë opozitare të Zaevit, që të jep kontributin e saj për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, që edhe më tepër duhet të ndodhë për shkak të faktit se përfaqësuesi i tyre udhëheqë me MPB-në, si dhe ka ndikim të konsiderueshëm në KSHZ, thuhet në kumtesën e VMRO-së.

Ndryshe, LSDM-ja mbrëm vonë solli vendim që të mos merrë pjesë në zgjedhje dhe atë deri sa nuk sigurohet listë zgjedhore të pastër dhe media të lira, që sipas tyre pa përmbushjen e këtyre kushteve nuk mund të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *