Home / Kryesoret / Gruevski për “Liders”: Përparësitë e Maqedonisë

Gruevski për “Liders”: Përparësitë e Maqedonisë

Kryeministri Nikolla Gruevski në intervistën për revistën amerikane “Liders” flet për prioritetet strategjike të Qeverisë, për investimet e huaja, mundësitë për zhvillimin dhe stabilitet të vendit, krizën e refugjatëve…

Revista “Liders” është themeluar në vitin 1978 dhe merret me liderët botëror në politikë, diplomaci, biznes, media. “Liders” është revista e vetme botërore e cila i transmeton qëndrimet dhe vizionet e liderëve dhe njerëzve më me ndikim në botë. “Liders” është revistë e cila paraqet forum të ideve dhe mendimeve të liderëve botëror për çështje kyçe aktuale.

Ishit tejet serioz në realizimin e një numri më të madh qëllimesh për administratën tuaj. Cilat janë prioritet tuaja dhe si përparon realizimi i tyre?

“Qeveria ka pesë prioritete strategjike, të cilat në masë të madhe janë në mënyrë të barabartë të rëndësishme. I pari është ta realizojmë planin tonë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe të gjejmë zgjidhje si ta bëjmë këtë pa u penguar nga Greqia në anëtarësimin tonë në të dy organizatat.

Strategjia ynë e dytë jashtëzakonisht e rëndësishme ka të bëjë me ekonominë. Hapëm vende të reja pune, sollëm investues të huaj dhe krijuam biznes klimë të mirë dhe shikuar në përgjithësi ekonomi të fuqishme, e cila gjeneron vende të reja pune.

Qëllimi i tretë është në drejtim të mbajtjes së marrëdhënieve të mira brenda vendit. Maqedonia është vend multietnik dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme. Kjo nënkupton implementimin e Marrëveshjes së Ohrit të nënshkruar në vitin 2001, normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e atmosferës më të mirë mes bashkësive të ndryshme etnike.

Prioriteti ynë i ardhshëm ka të bëjë me sundimin e së drejtës dhe përmirësimet e ndryshme në sistemin e kuotave dhe në administratë, si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

I pesti nga prioritet tona të larta është jo vetëm të gjenden mënyra që të përmirësohet cilësia e arsimit, por kjo të bëhet më lehtë e qasshme deri te të gjithë qytetarët në vend. Me këtë është i lidhur edhe arsimi dhe theksimi i frymës sipërmarrëse të qytetarëve. Zhvillojmë shumë instrumente në këtë drejtim.

Maqedonia rrallë përmendej te investuesit e huaj, por ju ndërtuar platformë për hyrjen e tyre. A e kuptojnë ata porosinë se Maqedonia ofron mundësi për zhvillim dhe stabilitet?

“Si shtet ne kemi edhe stabilitet politik edhe stabilitet makro-ekonomik. Rritja jonë ishte rreth dy për qind në vit, në 15 deri 20 vitet e fundit. E mbajmë borxhin shtetëror në nivel prej 36 për qind nga bruto prodhimi vendor dhe borxhin publik në 43,8 për qind. Para vitit 2006, borxhi shtetëror ishte 40 për qind nga BPV. Kemi valutë stabile e cila është e lidhur me euron. Në dy vitet e fundit e arritëm edhe nivelin e dytë më të lartë të rritjes ekonomike në Evropë, prej 3,8 për qind. Shpresoj se këtë vit do të kemi rezultate shumë të mira në krahasim me vendet tjera evropiane. Një nga përparësitë më atraktive të cilat i ofron  Maqedonia është se ka shpenzime më të ulëta për zhvillim të biznesit në Evropë. Këtu mendoj në shpenzimet e ndryshme, përfshirë edhe tatimet, dogana, logjistikën, energjenset, shpenzimet për punën e dorës… Kemi tatime më të ulëta në Evropë. Tatimi i të ardhurave personale  në Maqedoni është 10 për qind, njëjtë si edhe tatimi i fitimit. Nëse fitimi riinvestohet, tatimi arrin 0 për qind. I ulën doganat dhe të dhënat tjera, kontributet për fondin shëndetësor dhe pensional dhe janë ndërmarrë shumë hapa tjerë lidhur me uljen e shpenzimeve  dhe vendosjen e tatimeve të sheshta. Në mënyrë shtesë, krijuam zona të lira ekonomike në të cilat kompanitë nuk paguajnë tatim, në 10 vitet e para nga puna e tyre. Kjo është përparësi e madhe.

Ne jemi vend i vogël prej dy milionë njerëzve në 25.000 metra katror, por kemi marrëveshje për tregti të lirë me të gjitha vendet e Evropës, me përjashtim të Rusisë. Kjo do të thotë se çka është prodhuar në Maqedoni mund të eksportohet në vendet evropiane pa u paguar taksat. Prodhimet e Maqedonisë kanë qasje të lirë në cilindo vend të kontinentit evropian me përjashtim të Rusisë. Me këtë hap ne e tejkaluam pengesën  e tregut tonë të vogël vendor. Marrëveshjet për tregti të lirë, na ndihmojnë, së bashku me taksat e ulëta dhe dorën e punës mirë të arsimuar, të jemi shtet i cili mund të shërbejë si portë për hyrje në tregun evropian. Shumë kompani të huaja blejnë tokë dhe hapin qendra prodhuese në Maqedoni prej të cilave e mbulojnë të gjithë Evropën.

Njejtë e rëndësishme është që e përmirësuam klimën e biznesit në nëntë vitet e fundit. Në vitin 2006, kur u zgjodh Qeveria ime, në raportin e Doing biznes të Bankës botërore, Maqedonia ishte rradhitur në vendin e 96-të. Sot jemi në vendin e 12-të në botë dhe në vendin e gjashtë në Evropë. Vetëm Britania e Madhe dhe vendet skandinave janë para nesh. Ky është përmirësim serioz. Ndërkohë, raporti i Bankës botërore na ka rradhitur mes 10-të shteteve më reformuese në botë katër herë, ndërsa dy herë ishim plasuar në vendin e dytë sipas reformave të zbatuara.

Kjo erdhi si rezultat i shumë hapave të cilat i kemi ndërmarrë. Njëra nga masat ka nënkuptuar reforma të burokracisë, me të cilën mijëra procese burokratike i kemi bërë më të shpejta ose më të lira. Kemi punuar së bashku me odat ekonomike dhe me më shumë se 350 kompani nga sektore dhe madhësi të ndryshme. I kemi detektuar të gjitha dobësitë në burokraci në të cilat kompanitë u ankuan dhe i kemi eliminuar  pjesën më të madhe të tyre. Ato që nuk i kemi eliminuar i përshpejtuam ose liruam. Kemi ndërruar shumë punë të cilat e minuan përparësinë e shtetit tonë dhe i shndëruam në pikat tona të fuqishme. Për shembull në vitin 2001 dhe 2002, Ministria jonë e Financave për herë të parë ka formuar Regjistër qendror. Sot regjistri qendror  i Maqedonisë është vlerësuar si më i miri në Evropë dhe në vendin e 16-të në botë. Me reformat e kemi shkurtuar kohën e nevojshme që të hapet kompania. Në të kaluarën nevojiteshin disa muaj të hapet një kompani, tani kjo mund të bëhet për katër orë nga cilido lokacion i botës. Ofrojmë edhe internet falas dhe harxhime të lira për start-ap kompanitë. Ofrojmë pagesa elektronike të tatimeve dhe komunikim elektronik me shërbimin doganor dhe kemi mbulim njëqind përqindësh të vendit  me punë elektronike me klientët. Ajo që  e ka paraqitur dobësinë tonë në të kaluarën, tani është përparësi e jona.

Zonat e lira ekonomike janë interesante për investitorët. Për  shembull, krahas lehtësimeve tatimore,  me të cilat ato nuk paguajnë tatim të të ardhurave personale ose të fitimit në 10 vitet e para, hiqet edhe tatimi i vlerës së shtuar dhe taksat për import të lëndëve të para për prodhimet e destinuara për eksport. Njëherit, ofrojmë çmime shumë të ulëta, praktikisht marrje me qira falas të tokës, në afat prej 99 viteve. Qeveria kontribuon deri në 560.000 dollarë për ndërtimin e fabrikave, objekteve dhe shumë kompani erdhën nga SHBA-ja, Britania, Gjermania, Italia dhe vendet tjera.

Punojmë me mund që ta përmirësojmë jo vetëm kualitetin e arsimit, por edhe numrin e njerëzve me arsimim të lartë. Gjuha angleze në mënyrë të detyrueshme mësohet në shkollat fillore dhe të mesme,  si dhe një gjuhë botërore plotësuese. I ndryshuam planet e mësimit në arsimin fillor dhe të mesëm që të përfshijmë ruajtje të teknologjive informatike, etikë, biznes, sipërmarrësi dhe lëndë tjera të cilat janë të rëndësishme për njerëzit e rinj në këtë fazë të zhvillimit të vendit tonë. Arsimin e mesëm e bëmë të obligueshëm dhe falas, me çka kemi siguruar se madje 99 për qind e fëmijëve e përfundojnë arsimin e mesëm, që është shumë e rëndësishme për masat që i kemi ndërmarrë. Përqindje e madhe e njerëzve të rinj regjistrohen nëpër fakultete, falënderim i subvencioneve për arsimin e lartë. E kemi zvogëluar çmimin  e arsimit të lartë për 250 dollarë në vit. Kemi përkthyer mbi 1.000 libra  të cilat shfrytëzohen në fusha të ndryshme në dhjetë universitetet udhëheqëse në botë dhe i kemi bërë të arritshme në universitete të ndryshme në Maqedoni. Kemi investuar shumë para në furnizimin e  laboratorive të reja për fakultetet të cilat shfrytëzohen edhe për biznes, jo vetëm për hulumtime shkencore. Investuam  mes 5 dhe 6 për qind nga bruto prodhimi ynë vendor në arsim. Gjithashtu kemi edhe përqindje të lartë të njerëzve nën moshën 30 vjeçare – 41,2 për qind e qytetarëve janë në këtë kategori të pleqërisë, dhe kjo na ndihmon të tërheqim më shumë investitorë.

Sfida më e madhe e ekonomisë tonë është shkalla e papunësisë. Kur u zgjodh u Qeveria ime në vitin 2006, shkalla e papunësisë ishte 38 për qind – më e larta në Evropë. Sot, edhe krahas periudhës së vështirë nëpër të cilën kemi kaluar me krizën financiare botërore, e kemi ulur papunësinë deri në 26 për qind. Kjo shkallë akoma është e lartë, por është 12 për qind pikë më e ulët se niveli i saj rekord dhe çfarë është akoma më e rëndësishme, me çdo tremujor ajo ulet shtesë. Besoj se kjo dinamikë do të vazhdojë në dy tre vitet e ardhshme, me uljen e mëtejme të papunësisë. Qytetarët i njohin dhe i mbështesin këto politika.

A janë të ndërlidhura midis tyre të gjitha këto masa në arsim, kulturën e sipërmarrësisë?

“Gjithçka është e ndërlidhur. Për shembull, u ofrojmë kompanive, të cilat do të vijnë në vendin tonë dhe planifikojnë të hapin fabrikë dhe të punësojnë midis 300 dhe 500 punonjës, mundësi në planet arsimore të fakulteteve të kryhen adaptimet e programit drejt nevojave të tyre, me qëllim që kompanitë të munden menjëherë të gjejnë studentë të diplomuar prej profileve të cilat u nevojiten. Ne ofrojmë çmime të volitshme, fuqi punëtore cilësore dhe të arsimuar dhe ofertë të madhe të punonjësve me përvojë dhe e gjithë kjo paraqet epërsi për kompanitë të cilat vijnë këtu. Si rezultat i kësaj, shumë kompani vendosën të zgjerohen në Maqedoni.

Si është gjendja me krizën e refugjatëve?

“Nëpër vend kalojnë një numër i madh i refugjatëve. Në një moment kemi pasur mundësi të bëjmë diçka lidhur me këtë dhe ta ndryshojmë strategjinë. Në fillim nuk i kushtuam shumë vëmendje situatës, kur nga 500 njerëz kalonin në ditë, por kur numrat u ngjitën mbi 2.000 njerëz, vendosëm se ky transit duhet të organizohet më mirë. I angazhuam armatën dhe policinë si dhe sistemin tonë shëndetësor. Krijuam sistem i cili funksionon mirë dhe në të cilin njerëzit të cilët vijnë pranë kufirit tonë fitojnë ushqim, ujë dhe ndihmë mjekësore. Pas regjistrimit, për një deri në dy orë të gjitha të dhënat ndahen në mënyrë elektronike me shtetet evropiane. Më pas njerëzit transportohen me tren, duke e pasur parasysh se shumë prej tyre dëshirojnë të mbërrijnë në Gjermani, Suedi dhe vende të tjera. Tani për tani jemi duke e menaxhuar gjendjen. Numrat mbërrijnë deri në 6.000 persona në ditë, ndonjëherë edhe më shumë. Kishim edhe deri në 10.000 persona në ditë. Gjatë vitit, mbi 600.000 refugjatë kaluan përmes vendit tonë dhe ne u kemi siguruar ndihmë humanitare të gjithëve.

A ka momente kur mund të përqendroheni tek sukseset, apo vazhdimisht jeni të fokusuar përpara, drejt hapave të domosdoshëm?

“Ka shumë momente. Me masat të cilat i ndërmorëm, për qindja e të rinjve të cilët regjistrohen në nivelin më të lartë të arsimit u ngjit pothuajse në 95 për qind. Rreth një e treta nuk e përfundojnë arsimin, por 65 për qind për qind e përfundojnë, që është epërsi serioze e cila i nxit investitorët të vijnë këtu. Kemi krijuar programe për njerëz të cilët nuk kanë pasur mundësi të studiojnë pasi që nuk kanë pasur mjete apo nuk kanë vlerësuar se kjo gjë është e rëndësishme për ta. Këto programe janë për njerëz të moshës së mesme, 35 apo më shumë vjeç dhe zakonisht ligjëratat janë për fundjavë. Shumë prej tyre arrijnë të përfundojnë fakultetin dhe fitojnë njohuri të reja dhe shkojnë përpara me karrierat e tyre.

A ju ka interesuar gjithmonë shërbimi publik?

“Fillova të punoj në një bankë private në kryeqytet. Dy vjet më vonë i dhash të gjitha provimet e nevojshme për t’u bërë broker i bursave, në kohën kur për herë të parë u hap bursa në Maqedoni. E bëra transaksionin e parë në bursën e Maqedonisë në vitin 1996. Në atë moment nuk kisha ide se ndonjëherë do të punoj në Qeveri, por kështu ndodhi.

Drejt suksesit tuaj kontribuoi ajo që jeni rrethuar me njerëz të talentuar. Sa ishte e rëndësishme t’i sillnit këta njerëz në Qeverinë tuaj?

“Një prej epërsive të partisë time politike është se gjithmonë përpiqem t’i tërheq njerëzit më të mirë. Kur e formova Qeverinë në vitin 2006, më shumë se gjysma e ministrave nuk ishin anëtarë të partisë. Një e treta e ministrave sot vijnë nga SHBA-ja, kanë punuar në kompani si Majkrosoft, Hjulit Pakard, Simens, Bankën Botërore… Kur punoni me njerëz të cilët i ndajnë njohuritë, përvojën e tyre dhe të cilët mund të kontribuojnë në nivel të larë, është më lehtë të fitoni rezultate.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *