Home / Kryesoret / Gruevski për vizitë në SHBA, në takim me nënpresidentin Bajden

Gruevski për vizitë në SHBA, në takim me nënpresidentin Bajden

Në funksion të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot do të realizojë vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të kësaj vizitës, kryeministri Gruevski do të realizojë takim me nënpresidentin amerikan, Xho Bajden.
Pritet që tema të bisedimeve me zëvendës/presidentin Bajden të jenë aktivitetet për thellimin e marrëdhënieve reciproke dhe bashkëpunimi, reformat në Maqedoni dhe proceset demokratike, rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhëniet tregtare, çështjet e sigurisë dhe integrimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE.

Ky është takimi i dytë mes kryeministrit Gruevski me nënpresidentin amerikan Bajden, takimi i tyre i parë u mbajt në shkurt të vitit 2011.

Ky takimi i ardhshëm është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Republika e Maqedonisë dhe SHBA-të janë vende miqësore dhe kanë marrëdhënie të ngushta midis tyre. Të dy vendet kanë nënshkruar edhe deklaratën mbi partneritetin strategjik, dhe realizojnë bashkëpunim të ngushtë në çështjet politike dhe ekonomike

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *