Home / Kryesoret / Gruevski: SHBA-ja partner strategjik i Maqedonisë

Gruevski: SHBA-ja partner strategjik i Maqedonisë

Kryeministri, Nikolla Gruevski mbrëmë vonë sipas kohës lokale të Maqedonisë, në Uashington realizoi takim me nënpresidentin e SHBA-së, Xho Bajden.

“Me Bajdenin patëm takim të shkëlqyer dhe miqësor. Nga takimi i fundit deri më tani kanë ndodhur punë shumë të mira, por edhe shumë sfida. Kemi folur edhe për punët e mira edhe për sfidat”,
Amerika është partner i Maqedonisë. Me të, siç theksoi Gruevski, nënshkruam Deklaratë për partneritet strategjik në vitin 2008, ndërsa për shumë gjëra nga SHBA-ja kemi edhe mbështetje serioze.

Kryeministri Gruevski dhe nënpresidenti Bajden në takim kanë folur për më shumë tema.

“Folëm për marrëveshjen politike, folëm për reformat në më shumë sfera, folëm për ekonominë dhe bashkëpunimin ekonomik, folëm për sfidat e sigurisë, por folëm edhe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen me Amerikën, veçanërisht në sferën e hyrjes së Maqedonisë në NATO dhe BE dhe mbështetja e tyre në këtë drejtim do të jetë shumë e rëndësishme për ne në të ardhmen”, deklaroi Gruevski.

Kryeministri Nikolla Gruevski, para takimit me nënpresidentin amerikan Bajden, pati takime edhe me Piti Seshën, kryetar i Komitetit Ligjdhënës të Kongresit si dhe me Alen Bersin, ndihmëssekretar për siguri nacional

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *