Home / Kryesoret / Hahn: Zgjedhjet të jenë demokratike

Hahn: Zgjedhjet të jenë demokratike

Komesioneri Johanes Hahn ka deklaruar se për BE-në është vendimtare që zgjedhjet të jenë të drejta, demokratike dhe transparente ndërsa nuk është me rëndësi se në ato zgjedhje a do të marrin pjesë të gjitha partitë tjerë apo jo. Këto komente komesioneri Johanes Hahn i ka bërë në një intervistë për gazetë bullgare “Kapital”.

“Marrëveshja mes opozitës dhe Gruevski për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, ka shumë elemente, ndërsa zgjedhjet janë vetëm një prej tyre. Një pjesë e atyre elementeve janë plotësuar, edhe pse disa edhe pas afatit që janë paraparë. Nënkuptohet, në një situatë të tillë të ndieshme është mirë të këtë konsenzus nacional. Ajo që është me  rëndësi për ne, është që zgjedhjet të jenë të drejta dhe demokratike. Punojmë me OSBE-në dhe ata do të dërgojnë më tepër njerëz nga ajo që është e zakonshme, si në fazën përgatitore ashtu edhe në ditën e votimeve. Përshembull në Turqi në zgjedhjet kishte 30 mbikëqyrës ndërsa tani në Maqedoni, shtet shumë më I vogël do të ketë 24 mbikëqyrës. OSBE janë të gatshëm t’i ndihmojnë KSHZ-së, nëse ajo kërkon ndihmë”, ka theksuar Hahn

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *