Home / Kryesoret / Han, në fluturim drejt Maqedonisë për takim me liderët

Han, në fluturim drejt Maqedonisë për takim me liderët

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, është gjatë rrugës për në Maqedoni.

Në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Han theksonte se “Jam rrugës për në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, për takim me 4 liderët e partive kryesore”.

Ai theksonte më tej se “Do të theksoj përgjegjësinë për liderët politikë për të zbatuar marrëveshjen politike si dhe reformat urgjente prioritare në interes të qytetarëve”.

Hahn do të takohet me përfaqësuesit e katër partive politike, nënshkrues të marrëveshjes politike të qershorit/korrikut të cilëve do t’ju theksojë qëndrimin se kanë përgjegjësi të implementojnë marrëveshjen.

Sipas Han, përmbushja e marrëveshjes nënkupton krijimin e kushteve për mbajtje të zgjedhjeve të besueshme, në bazë të afateve të dakorduara.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *