Home / Kryesoret / Indi, autobusi bie në një pellg, 13 të vdekur

Indi, autobusi bie në një pellg, 13 të vdekur

Një autobus me pasagjerë ka rënë në një pellg në verilindje të Indisë, duke lënë të vdekur 13 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia njoftoi se 16 pasagjerë të tjerë u plagosën kur shoferi humbi kontrollin mbi automjetin pasi i plasi goma në shtetin Tripura.

Shtatë të tjerë shpëtuan të padëmtuar. Vendi i aksidentit është 80 kilometra në jug të Tripuras.

Policia më tej tha se gjashtë viktima humbën jetën në vendngjarje, ndërsa shtatë të tjerë rrugës për në spital. Aksidentet e autobusëve janë të zakonshme në Indi, kryesisht për shkak të mbipopullimit të automjeteve, rrugëve të këqija dhe automjeteve të vjetra.

Sipas vlerësimit të fundit të Ministrisë së Transportit në vitin 2013, rreth 240 mijë persona çdo vit humbin jetën në këtë vend në aksidente rrugore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *