Home / Lajme / Botë / Irani: Avionët e Arabisë Saudite kanë sulmuar ambasadën tonë në Jemen

Irani: Avionët e Arabisë Saudite kanë sulmuar ambasadën tonë në Jemen

Autoritetet iraniane thonë se avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë kryer sulme ajrore ndaj ambasadës së Iranit në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton agjencia zyrtare e lajmeve të Iranit IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit Hossain Jaber Ansari tha se avionët e Arabisë Saudite kanë kryer sulme ndaj ambasadës së Iranit në Sana gjatë së cilës janë plagosur personeli ambasadës.

Hossain dënoi sulmet duke thënë se ky është “një veprim i qëllimshëm i Arabisë Saudite dhe shkelje e rëndë e marrëveshjes ndërkombëtare mbi mbrojtjen e misioneve diplomatike”.

Ansari theksoi se për dëmin material dhe plagosjen e punonjësve të ambasadës, përgjegjëse është Arabia Saudite, por nuk ka dhënë informacion në lidhje me kohën kur është kryer sulmi.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *