Home / Kryesoret / Ivanov: Liderët të jenë të përgjegjshëm ndaj shtetit dhe qytetarëve

Ivanov: Liderët të jenë të përgjegjshëm ndaj shtetit dhe qytetarëve

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov përmes një deklarate për media, sërish i fton liderët e partive politike të tregojnë përgjegjësi ndaj qytetarëve të Maqedonisë, ndaj interesave të tyre dhe të shtetit.

Ai kërkon nga ata që ti japin fund krizës politike e cila po rëndon vendin, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Është momenti i fundit pa shtyerje të mëtutjeshme të realizohet marrëveshja e Përzhinos. Është e pa lejueshme dhe jo serioze mungesa e përgjegjësisë për shtetin dhe qytetarët e tij”, deklaroi presidenti i v endit.

Sipas tij, me këto sjellje liderët po rrezikojnë perspektivë euroatlantike të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *