Home / Kryesoret / Izairi: Komuna e Zhelinës i jep rëndësi të madhe mbrojtjes së ujërave

Izairi: Komuna e Zhelinës i jep rëndësi të madhe mbrojtjes së ujërave

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi në kuadër të vizitave të tij në shumë vetëqeverisje lokale në shtet, sot e vizitoi komunën e Zhelinës, ku u takua me kryetarin e kësaj komune Fatmir Izairi. Sipas ministrit Izairi, komuna e Zhelinës është një ndër të rrallat që në punën e saj i jep rëndësi të madhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, veçanërisht mbrojtjes së ujërave.

“Kryetari i komunës më informoi për situatat me ndërtimin e rrjeteve të kanalizimit me të cilat janë përfshirë një pjesë e madhe e vendeve të banuara në komunë. Biseduam për nevojat që duhet së bashku t’i bashkëfinancojmë në periudhën e ardhshme dhe veçanërisht për mundësinë për ndërtimin e stacionit të pastrimit për ujërat e zeza me çka do të kontribuojmë për mbrojtjen e lumit Vardar ku tani derdhen ujërat e zeza”, deklaroi ministri Izairi.

Kryetari i komunës Fatmir Izairi, theksoi se në vitin e fundit me mjete të përbashkëta të komunës dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë ndërtuar ujësjellës dhe kanalizime në fshatin Strimnicë dhe Pallaticë, ndërsa me rrjetet e kanalizimit pjesërisht janë përfshirë Zhelina dhe Treboshi. Sipas kryetari të komunës, përderisa me këtë intensitet vazhdohet edhe këtë vit do të kryhet ndërtimi i rreth 50 kilometrave kanalizim në komunë, ndërsa ndërtimi i filter stacionit për ujërat e zeza mbetet një prej prioriteteve në lidhje me mbrojtjen e lumit Vardar që kalon nëpër këtë pjesë të Tetovës.

Nga temat tjera, dy bashkëbiseduesit u dakorduan edhe rreth realizimit të projektit për ujësjellësin rajonal që do t’i përfshinte komunat Vrapçisht, Bogovinjë, Bërvenicë dhe Zhelinë sepse në këtë moment, siç tha kryetari i komunës Izairi, banorët para së gjithash në komunat Bërvenicë dhe Zhelinë në një pjesë të madhe shfrytëzojnë ujë nga puset që është gjë e shëndetshme, por nuk është me atë cilësi si uji nga Mali Sharr.

Në lidhje me situatat me trajnimin e mbeturinave komunale në kuadër të Rajonit planor të Pollogut është sjellë vendim për përpunimin e studimit të ri për teknologjitë dhe mjetet e nevojshme për këtë, me ç’rast obligim i Ministrisë do të jetë gjetja e mjeteve financiare nga buxheti dhe burimet e jashtme, theksoi Izairi.

Për situatën me ndotjen e ajrit, ministri Izairi tha se edhe kushtet e volitshme hidrometeorologjike kanë kontribuuar për zvogëlimin e ndotjes në komunat kritike, por se edhe institucionet nga niveli lokal dhe qendror, si dhe qytetarët duhet të japin kontributin e tyre në përmirësimin e këtyre situatave.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *