Home / Kryesoret / Izet Zeqiri: Fondi i Shëndetësisë diskriminon Tetovën

Izet Zeqiri: Fondi i Shëndetësisë diskriminon Tetovën

Këto të dhëna drejtori Orhan Ramadani i ka hedhur poshtë duke thënë se nuk ka shkurtim sepse Spitali i Tetovës nuk i ka shfrytëzuar mjetet e vitit të kaluar.

Buxhetin të cilin e ka pasur në vitin 2015 nuk ka qenë në gjendje ta shfrytëzoje, prandaj i kanë ngel mjete të pashfrytëzuara prej 27 milion denarëve të cilat do të mund të shfrytëzohen gjatë 2016-tës. Dmth gjatë vitit 2016 do të ketë gjithsej afro 500 milion denarë në disponim”, ka thënë  Orhan Ramadani, Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Nga ana tjetër ish deputeti Izet Zeqiri i cili njihet si ekspert i numrave ka hedhur fakte me numra duke krahasuar Spitalin e Manastirit dhe Tetovës duke treguar se si Fondi ka diskirimnuar Spitalin e Tetovës duke ia shkurtuar buxhetin për vitin 2016.

Fondi Shëndetësisë po manipulon me kriteriumet dhe në vendë të drejtëshmërisë ofron diskriminim në shpërndarjen e mjeteve financiare.
Nëse analizohen buxhetet e spitalit klinik të Manastirit që ka buxhett 9.5 milion euro e që ofron shërbime të 97 mijë të siguruar shëndetësorë do të shohim se ky regjion faforizohet nga Fondi i Shëndetësisë përkundrejtë Tetovës me mbi 155 mijë të siguruar shendetësorë dhe me buxhet 6.9 milon euro.
Po të krahasojm edhe si regjione do të shohim se regjioni i Pollogut me 310.178 banore me 9 komuna dhe me 236.105 të siguruar shendëtsor ka më shumë banorë edhe më shumë të siguruar se regjion i Pellagonisë që përfshin 9 komuna me 236.088 banorë dhe 206.896 të siguruar shendetesor si regjion” ka shkruar Zeqiri 

Menjëherë pas këtij skandali të shkurtimit të mjeteve ka reaguar edhe drejtori i Spitalit klinik të Tetovës Florin Besimi. Sipas tij Fondi Shëndetësor, për këtë vit ka lëshuar buxhet shumë më të vogël nga ai i planifikuari. Nga rreth 100 milion denarë të planifikuara për funksionimin normal të spitalit, të njëjtit i janë ndarë vetëm 30 milion denarë.

Buxheti që i është ndarë spitalit klinik të Tetovës është diku shtat për qind nga buxheti aktual që ka. Biseduam dhe me rebalanc pres të bëhet diçka mirëpo për fillim nuk është ai buxhet që kemi pritur që është planifikuar.Do përpiqemi t’i bindim institucionet që ndajnë atë, konkretisht fondin, që të bindet në planin që kemi përgatitur për shërbimet e reja shëndetësore”, ka theksuar Besimi,

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *