Home / Kryesoret / Izetbegoviç: Radonçiç meritonte të mbrohej në liri
SARAJEVË (AA) – Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) dhe anëtar i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Bakir Izetbegoviç pas një takimi me përfaqësuesit e Aleancës për të Ardhme më të Mirë (SBB) ka thënë se Fahrudin Radonçiç, lideri i arrestuar i SBB, meritonte të mbrohej në liri. ( AA - Anadolu Ajansı )

Izetbegoviç: Radonçiç meritonte të mbrohej në liri

Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) dhe anëtar i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Bakir Izetbegoviç pas një takimi me përfaqësuesit e Aleancës për të Ardhme më të Mirë (SBB) ka thënë se Fahrudin Radonçiç, lideri i arrestuar i SBB, meritonte të mbrohej në liri, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu, Izetbegoviç theksoi se koalicioni mes SDA dhe SBB aktualisht nuk ka asnjë atlernativë.

Në një takim të delegacioneve të partisë SDA dhe SBB, të udhëhequr nga Izetbegoviç dhe Zëvendësi i SBB-së Mirsad Xhonlagiç të mbajtur në ndërtesën e Presidencës së BeH-së, është konstatuar se arrestimi i Radonçiç mund të rrezikojë jo vetëm koalicionin e tyre, por edhe rrugën për reforma të BeH-së.

“Sigurisht se sistemi gjyqësor dhe prokuroria kanë të drejtë në vendimet e tyre, por arrestimi i Radonçiç i ka dhënë një goditje të fortë koalicionin, i cili mund të ketë ndikim shumë të keq në situatën në vend dhe në pjesën boshnjake. Unë nuk dua që kjo të kuptohet si presion mbi vendimin e gjykatës, por sipas mendimit tim ne duhet të gjithë të jemi, përveç punës së tij, duhet të jemi përgjegjës edhe për situatën dhe stabilitetin në Bosnjë”, ka thënë Izetbegoviq.

Njeriu i parë i SDA-së tha se nuk beson në pretendimet se disa anëtarë të partisë së tij ishin pjesë në vendimin për arrestimin e Radonçiç.

“Vendimet për arrestimin e Radonçiç nuk i sjell SDA, por prokuroria. Partia jonë në konsensus në nivel të Komitetit Qendror, i cili përbëhet nga 114 anëtarë, solli vendimin për të shkuar në koalicion me SBB. Kjo na ka kthyer mbrapa dhe kush e di nëse do të kthehemi sërish në gjendje për të rinisur reformat dhe investimet që kemi planifikuar. Pa Radonçiçin do të jetë shumë e vështirë”, tha Izetbegoviç.

Zëvendës kryetari i SBB-së Xhonlagiç tha se arrestimi i Radonçiç shkon në interes të disa njerëzve që duan të ndalojnë historinë pozitive që ka filluar kohët e fundit në BeH.

“Rrethanat që kanë ndodhur në opinionin tonë janë dramatike dhe kanë vënë çdo gjë në pikëpyetje. Është komprometuar perspektiva e popullit boshnjak, dhe mundësia e komplikimeve të situatës në BeH është absolutisht e pranishme. Çdo gjë që ka të bëjë me koalicionin mbetet e hapur dhe ne do të bëjmë gjithçka për të parandaluar përçarjen e saj. Por, pakënaqësia e anëtarëve të SBB-së dhe popullit është e madhe”, përfundoi Xhonlagiç.

Fahrudin Radonçiç u arrestua më 25 janar, nga pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) me urdhër të Prokurorisë me dyshimin për pengimin e punës së gjyqësorit. Më pas, prokuroria e shtetit e ka akuzuar Radonçiç edhe për një pikë që lidhet me skandalin mbi emërimin e ambasadorit të BeH-së në Slloveni.

Gjithashtu lexo

Kartonët e kaltër rikthehen në përdorim, skadon afati i kartelave elektronike

Kartonët e kaltër shëndetësor do të rikthehen sërish në përdorim. Kjo ndodh për shkak se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *