Home / Kryesoret / Ja pse e therri Leart Ademin 19 vjeçarin në Çair

Ja pse e therri Leart Ademin 19 vjeçarin në Çair

Policia e Shkupit ka ngritur padi penale për 19 vjeçarin A.A nga Shkupi, i cili dyshohet për shkaktim të lëndimeve të rënda që sollën vdekjen e 19 vjeçarit Leart Ademi para dy ditëve

Të dyshuarit i është shqirtuar paraburgim 30 ditorë. Gjithçka ka nisur kur Learti me një shok të tijë 16 vjeçar, duke ecur, kanë takuar në rrugë tashmë të dyshuarin. I dyshuari u është drejtuar me fjalët ‘pse më shikon’, e më pas ka shpërthyer zënka, njofton Sitel.

Duke përdorur një thikë, i dyshuari A.A, i ka shkaktuar tre lëndime në pjesën e gjoksit dhe në barkun e Leartit, kurse të miturit 16 vjeçar, i shkakton një prerje në pjesën e veshit. Një kalimtar rasti, me veturën e tij, e ka dërguar Leartin e lënduar në spitalin ’Shën Naumi i Ohrit’, ku është konstatuar vdekja e tij. Të dyshuarin A.A e ka identifikuar i mituri 16 vjeçar.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *