Home / Kryesoret / Janë dhënë 1.784 vërtetime të reja për kërkim të azilit

Janë dhënë 1.784 vërtetime të reja për kërkim të azilit

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë vërtetime për gjithsej 1.784 shtetas të huaj, prej të cilëve 751 janë të gjinisë mashkullore, 369 të gjinisë femërore, 660 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si dhe katër fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve iu është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, kumtoi sot MPJ-ja, më të shumtë janë shtetasit e Afganistanit 893, Sirisë 642 dhe Irakut 249.

Në periudhën prej orës 00:00 më 1 janari deri në ora 24:00 e 07.01.2016, janë dhënë vërtetime për gjithsej 15.808 shtetasve të huaj, nga të cilët 6.585 janë të gjinisë mashkullore, 3.296 të gjinisë femërore, 5.875 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 52 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, t[ë cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të numërt janë shtetasit e Sirisë 6.685 pastaj të Afganistanit 5.806 dhe Irakut 3.317.

Në periudhën nga ora 00:00 deri në orën 24:00 të 07.01.2016 deri te Sektori për azil nuk janë dorëzuar kërkesapër njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Në periudhën nga ora 00:00 deri në orën 24:00 të 01.01.2016 deri te Sektori për azil janë dorëzuar tre kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit për katër persona mitur nga Afganistani.

Në Qendrën e pranimit për kërkuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për 07.01.2016 janë evidentuar gjithsej 14 azil kërkues prej të cilëve shtatë janë burra, tre gra dhe 4 fëmijë në shoqëri të prindërit. Në plotësim, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, 11 azilkërkues (një burë, një grua, tre fëmijë në shoqëri të prindërit dhe gjashtë fëmijë pa shoqëri të prindërit ose kujdestarit) janë përkujdesur në një vend tjetër për kujdesje të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *