Home / Kryesoret / Janeva i kërkon MPB-së mbrojtje nga Gruevski

Janeva i kërkon MPB-së mbrojtje nga Gruevski

Prokuroria Publike Speciale ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që ky institucion përkatës të caktojë truproje në sigurimin e Prokurorëve Publik.

Kjo kërkesë vjen pas fjalimit të djeshëm të liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili ishte dedikuar pjesërisht prokurores speciale publike Katica Janevës: “Ky mësim do të shkojë një kohë shumë të gjatë para se një politikan të vijë në pushtet nëpërmjet mashtrimeve të mëdha në bashkëpunim me shërbimet e huaja të inteligjencës, në bashkëpunim me kriminelët, me falsifikatorë, Çausha, Vanhojtovci, Katica dhe me shitësit e e mjegullave të cilët si qëllim kryesor është që të reketojnë bizneset në qytetin e tyre” ka deklaruar dje Gruevski.

“Si Prokurori Publike Speciale jemi të shqetësuar seriozisht dhe për shkak të kësaj kjo Prokurori Publike  ka vendosur për të rritë masat e sigurisë. Në këtë drejtim e bëjmë të qartë që nga Ministria e Brendshme është kërkuar që të caktohen persona në këtë Prokurori Publike që do të punojnë për sigurinë personale të prokurorëve publik”, thuhet nga Prokuroria Publike Speciale, shkruan Plusinfo

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *