Home / Kryesoret / Janeva të hënën para Këshillit të Prokurorëve Publikë

Janeva të hënën para Këshillit të Prokurorëve Publikë

Këshilli i Prokurorëve Publikë edhe zyrtarishtka ka ftuar Katica Janevën ta raportoj për qëndrimin e saj mbi vendimin për shkarkimin e prokuroreve nga Prokuroria Speciale. Nga Janeva thonë se përgjigja e tyre ndaj ftesës është pozitive.

“Prokurorja speciale publike është ftuar në një takim të Këshillit të Prokurorëve Publikë, të hënën, në ora 11, dhe e njëjta do të merr pjesë në takim”, deklaruan nga Prokuroria Speciale.

Nga Këshilli i prokurorëve publik deri në këtë moment nuk ka konfirmim për takimin dhe ftesën, por edhe përgjigje për atë si do të vijojë procedura. Sipas disa mediave dje janë deklaruar të dyja prokuroret e shkarkuara, Lejla Kadriu dhe Marija Gjorgjieva. Kadriu në një deklaratë, për “Kanal 5”, tha se nuk i është dhënë sqarim, se pse është larguar nga ekipi ndërsa ka mohuar spekulimet se shkak i kësaj është humbja e besimit të Janevës ndaj saj. Qëndrimi zyrtar i Janevës, tashmë dihet se dy prokuroret ishin të tepërta, duke pasur parasysh vëllimin e punës. Përveç për rastin e dy prokuroreve, Janeva do të japë llogari para Këshillit të prokurorëve publikë edhe për pranimin e bisedave të përgjuara nga LSDM-ja. Kur do të ndodh kjo nuk dihet akoma. Kryetari i Këshillit Petar Anevski dje mbajti një seancë mbi këtë temë, në të cilën vendosi të kërkojë dokumentacion për pranimin e materialeve nga prokuroria speciale. Janeva disa herë ka mohuar çfarëdo lloj veprimi të gabuar mbi këtë rast.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *