Home / Showbiz / Jay-Z tradhtoi Beyoncen: Rita jep detaje

Jay-Z tradhtoi Beyoncen: Rita jep detaje

Prej vitesh qarkullojnë thashetheme se Jay-Z ka pasur marrëdhënie seksuale me artistet që kanë nënshkruar kontratë pune me kompaninë e tij muzikore, “Rock Nation”, por asnjëherë nuk janë vërtetuar.

Dhe një prej personazheve që flitet se është përfshirë në këto afera seksuale të raperit të famshëm është edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, transmeton Telegrafi.

Një burim pranë kësaj të fundit i tha gazetës “Real Cool” se këngëtarja dhe aktorja kosovare është gati t’i bëjë publike këto afera seksuale, nëse reperi Jay-Z nuk do të pranojë ta dëmshpërblejë për mos zbatimin e kontratës së nënshkruar disa vite më parë.

Rita Ora ka lajmëruar se e ka hedhur në gjyq kompaninë “Rock Nation”, pasi siç pretendon ajo, kjo kompani e drejtuar nga Jay-Z, ka mbajtur peng karrierën e saj muzikore, duke mos punuar asnjë këngë për të.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *